Kusari - Lila: Në #plus4, Rogova e Hasit me shtëpi të Kulturës dhe me dy salla të renovuara sportive

Gjakova

Kusari - Lila: Në #plus4, Rogova e Hasit me shtëpi të Kulturës dhe me dy salla të renovuara sportive

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 21:02
Mimoza Kusari Lila

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me përfaqësues të koalicionit #bashkëpërGjakovën, ka qëndruar në Rogovë të Hasit.

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila, ka thënë se jemi bërë bashkë katër parti politike për ta vazhduar vizionin e zhvillimit për Gjakovë. "Gjatë katër viteve kemi treguar se edhe Rogova është Gjakovë, nga situata e harresës nga ish qeverisja, kemi arritur që në Rogovë të investojmë 800 mij euro, duke treguar qasjen serioze të qeverisjes lokale. Varrezat e Dëshmorëve, plani rregullativ, shumë rrugë të ndërtuara dhe investimet në shkolla, janë dëshmia më e mirë se sa me prioritet e kemi trajtuar Rogovën. Në programin #plus4, Rogova do bëhet me dy salla sportive të renovuara në dy shkolla, si dhe në vitin e parë të mandatit të dytë Rogova do bëhet edhe me Shtëpinë e Kulturës. Nëse dikush ju ka dhënë premtime shumë herë që do jeni Komunë, ne ju kemi dëshmuar se me punë bëheni Komunë, ku jeni bërë fshati i parë në Komunën e Gjakovës me planin rregullativ urban", tha ndër të tjera Kryetarja Kusari Lila.

Image

Në adresime të veçanta elektoratit hasjanë, i janë drejtuar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Deda, kryetari i LDK-së në Gjakovë,Luan Gola, kryetari i degës së AKR-së, Edmond Dushi, si dhe asambleisti i sapo zgjedhur nga Rogova, Sadik Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat