Zbulohen mbetje mortore në afërsi të Gjakovës

Gjakova

Zbulohen mbetje mortore në afërsi të Gjakovës

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 22:57
Mbetje mortore / Foto arkiv

Policia e Gjakovës ka rrethuar një zonë në rrugën që çon drejt Prizrenit për shkak të dyshimeve se aty ka mbetje mortore.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se dyshohet se në këtë vend ka disa eshtra porse ende nuk dihet saktë për çfarë është fjala.

“Ende nuk dihet saktë a janë mbetje mortore apo jo. Kjo do të bëhet e ditur pasi të vijë ekipi përkatës nesër në vendin e ngjarjes”, tha Podrimaj.

Ndërkohë, KALLXO merr vesh se Policia është duke e ruajtur këtë vend qe së paku dy ditë.

Po ashtu, të njëjtat burime thonë se dyshohet që në atë vend të ketë eshtra të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat