Mimoza Kusari-Lila thotë se nuk ka qenë kryetare e përkryer

Gjakova

Mimoza Kusari-Lila thotë se nuk ka qenë kryetare e përkryer

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 00:54
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar sot një mirënjohje nga Rrjeti “Qeliza” për punën dhe bashkëpunimin e tyre ndër vite.

Kusari-Lila ka thënë se ajo nuk ka qenë kryetare e përkryer, por i është falënderues të gjithëve ata që i ka takuar.

“Unë nuk kam qenë Kryetare e përkryer, por jam përjetësisht falenderuese për secilin dhe secilën që kam takuar dhe krejt çfarë kam përjetuar me njerzit e mi në Gjakovë.
Një prej atyre momenteve të shpeshta me vlerë, ishte puna me Rrjetin “Qeliza”, të cilat sonte më ndanë Mirënjohje për punën dhe bashkëpunimin tonë ndër vite. Falenderuese Përgjithmonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat