Sot rreth orës 17:00 një person i moshuar është hedhur nga ura e lagjes Blloku i Bardhë në Gjakovë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se trupi i personit që është hedhur nga ura nuk është gjetur ende.
“Sot rreth orës 17:00 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person i moshuar është hedhur nga ura në lagjen blloku i ri. Me të marr informatën të gjitha njësitë kanë dal në vendin e ngjarjes. Deri më tani ende nuk është gjetur trupi i personit”, ka thënë Podrimaj.