KRU Gjakova nga 01 Shkurt 2018 heq keshin

Gjakova

KRU Gjakova nga 01 Shkurt 2018 heq keshin

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

KRU "Gjakova" ju njofton që nga data 01.02.2018 në qytetin e Gjakovës nuk do të ketë më arkëtime kesh tek inkasanti.

Pagesat në kesh do të hiqen vetëm në qytetin e Gjakovës, kurse në muajt në vijim gradualisht do të hiqen pagesat në kesh edhe për fshatrat e Komunës së Gjakovës, për Komunën e Rahovecit si dhe për fshatrat e Komunës së Prizrenit, për të cilat do të ju njoftojmë me kohë.

Prej datës 01.02.2018 konsumatorët e qytetit të Gjakovës obligohen që faturat t'i paguajnë në këto pika të shitjes:

1. Sportelet në KRU "Gjakova" - Rruga "UÇK"

2. Posta nr.4 - Rruga "Skëndërbeu" - (afër Xhamisë së Sefës)

3. Posta nr.5 - Rruga " Nënë Tereza" - ( Afër Teqës së Sheh Danjollit)

4. Posta nr.6 - Rruga " Konstandin Kristoforidhi" (Afër Bustit të Agron Ramës)

5. Shitore - Rruga "Anton Qeta" - ( Përballë Qendës së Mjekësisë Familjare)

6. Shitore - Rruga " Abedin Tërbeshi" - ( Te Loma e Drithit, Afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare)

Shumë shpejtë do të hapen edhe tri pika të tjera të shitjes në lagjet: Piskotë dhe Brekoc si dhe një afër Spitalit Rajonal "Isa Grezda", për të cilat do të ju njoftojmë.

KRU "Gjakova" falenderon konsumatorët për mirëkuptim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat