Burrit nga Gjakova nuk i jep hise familja, arsyeja e çuditshme - Bota Sot
Burrit nga Gjakova nuk i jep hise familja, arsyeja e çuditshme

Gjakova

E enjte, 15 nëntor 2018

Burrit nga Gjakova nuk i jep hise familja, arsyeja e çuditshme

Më: 15 prill 2018 Në ora: 20:41
Ndarja e pasurisë mbetet ende problem. Në Orize të Gjakovës 3 vëllezër kanë konflikt pronësor

Dikush në një fshat në Gjakovë ka vendosur të mos i japë pasuri djalit vetëm pse ka vetëm vajza. Në këtë mënyrë, kryefamiljari Gjergj Biblekaj ia ka mohuar të drejtën në trashëgimi djalit të tij, Jetonit. Për këtë problem, kishte pasur edhe ngatërresa dhe tentim vrasje.

Ndarja e pasurisë mbetet ende problem. Në Orize të Gjakovës 3 vëllezër kanë konflikt pronësor

Kanuni e njeh për trashëgues djalin e jo vajzën. Baba edhe në mos pastë djem, nuk mundet me u lanë bijave as tokë, as plang, as shpi.

Ky rregull primitiv i Kanunit të Lekë Dukagjinit është duke u respektuar me përpikëri në një familje në fshatin Orize të Gjakovës.

Njërit prej djemve të Familjes Biblekaj po i mohohet e drejta për të pasur trashëgimi vetëm pse ka vetëm vajza e nuk ka djem.

Gjergj Biblekaj kishte vendosur të mos i jepte fare pasuri, Jetonit. Si arsye, Gjergji kishte thënë se vajzat e Jetonit nuk përmbushin kushtin e trashëgimtarit.

Me të dëgjuar arsyetimet e vëllezërve, si çdo hallegji Biblekaj iu drejtua organeve të drejtësisë, për të kuptuar nëse është gabim që kërkon atë që babi i ka lënë.

Padia civile kishte një arsye që u ngrit për vëllezërit e Jetonit.

Por vëllezërit Biblekaj ishin hasmuar aq shumë sa që sipas Jetonit kishin tentuar ta vrasin.

Televizioni ka siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë nga shtëpia e Jetonit ku shihet që vëllezërit po hiqnin rrethojat e oborrit.

T7 ka tentuar që të flas edhe me Anton Biblekaj, por që ky i fundit me tonë kërcënues nuk ka pranuar që të flas. Madje nuk ka lejuar as familjarët e tjerë që të flasin para kamerës.

Rasti i Biblekajve tashmë është i njohur për Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Në pyetjet se çfarë po ndodhë me këtë rast dhe provat nga kamerat e sigurisë a nuk janë të mjaftueshme që t’i jepet zgjidhje këtë rasti, Themelorja e Gjakovës ka thënë se për këto çështje vendosin aktgjykimet e gjyqtarëve. Madje sipas tyre rasti i Biblekaj po vazhdon të jetën ende nën hetime.

E familja e Jeton Biblekaj deri në gjykimin e radhës vazhdon të mbetet e frikësuar duke kërkuar një palë dyer oborri për mbrojtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test