Gjakova binjakëzohet me Fort Dodge të Iowas

Gjakova

Gjakova binjakëzohet me Fort Dodge të Iowas

Më: 9 maj 2018 Në ora: 12:02
Delegacioni amerikan i cili sot vizitoi Gjakovën, pati edhe një takim pune me Kryetarin e Komunës, Ardian Gjini ku u informuan më shumë rreth zhvillimit të jetës në qytet

Gjakova është binjakëzuar me qytetin amerikan Fort Dodge të Iowa-s.

Delegacioni amerikan i cili sot vizitoi Gjakovën, pati edhe një takim pune me Kryetarin e Komunës, Ardian Gjini ku u informuan më shumë rreth zhvillimit të jetës në qytet.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që miqtë tanë sot janë këtu me ne dhe po përfundojmë një proces të nisur tashmë. Do të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës, në  art, kulturë, zhvillim të biznesit”, tha ndër të tjera Kryetari Gjini, njofton kumtesa dërguar mediave.

Dawn Larson-Specialist i zhvillimit ekonomik, u shpreh se gjatë qëndrimit do të shikojnë edhe bizneset.

 “Jemi shumë të lumtur që ne do të shkëmbejmë përvojat tona në shumë fusha. Ne posa zhvilluam një takim në të cilin u njohëm më shumë me funksionimin e qytetit. Do të kemi mundësi që gjatë qëndrimit tonë këtu të shohim më për së afërmi edhe zhvillimin e bizneseve, do të shkëmbejmë edhe përvojat e universiteteve, do të shohim zhvillimin e jetës kulturore dhe historinë e qytetit tuaj”, tha ai.

Delegacioni i qytetit të Fort Dodge do të qëndrojnë në qytetin e Gjakovës deri të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat