Organizatat rinore mbështeten me 200 mijë euro - Bota Sot
Organizatat rinore mbështeten me 200 mijë euro

Gjakova

E hënë, 24 shtator 2018

Organizatat rinore mbështeten me 200 mijë euro

Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:24
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi nga përfituesit që projektet e implementuara të kenë impakt pozitv për të rinjtë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkroi sot kontrata për mbështetje financiare me 119 organizata rinore për projekte të ndryshme në vlerë rreth 200 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kërkoi nga përfituesit që projektet e implementuara të kenë impakt pozitv për të rinjtë.

“Kosova ka nevojë t’i ndihmojë të rinjtë për përgatitjen e tyre për punë dhe realizimin e projekteve për të rinj që kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve në fushën edukimit, shëndetësisë, ambientit dhe parandalimit të ekstremizmit”, tha  Gashi.

Ai paralajmëroi edhe ndërtimin e një kampi për të rinj në Gjakovë dhe krijimin e “Fondit për të rinj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test