Fondacioni Jahjaga ndan certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi - Bota Sot
Fondacioni Jahjaga ndan certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi

Gjakova

E enjte, 19 korrik 2018

Fondacioni Jahjaga ndan certifikata për 10 gra nga Gjakova e Drenasi

Më: 30 maj 2018 Në ora: 15:48
Trajnimi për shkathtësi të buta do të pasohet nga trajnimi në profesione specifike për të njëjtat përfituese.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara”, Fondacioni Jahjaga ndau dje 10 certifikata për 5 gra nga Drenasi dhe 5 nga Gjakova të cilat u trajnuan në fushën e shkathtësive të buta, trajnim ky i ofruar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Këto shkathtësi iu ndihmojnë grave të trajnuara që të jenë në gjendje të përgatisin CV-të sipas kërkesave të punëdhënësve, të dinë si të kërkojnë për vende pune, si të përgatiten për intervistë para punëdhënësve prospektivë, etj., duke iu ndihmuar kështu që të përgatiten sa më mirë për tregun e punës. 

Trajnimi për shkathtësi të buta do të pasohet nga trajnimi në profesione specifike për të njëjtat përfituese, çka do t’i rritë mundësitë që këto gra të gjejnë punësim të qëndrueshëm.

Ky projekt u mundësua nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test