"Muzat e Alpeve" nis në Gjakovë

Gjakova

"Muzat e Alpeve" nis në Gjakovë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:23
Muzat e Alpeve

Ka filluar edicioni i 6-të i manifestimit letrar ndërkufitar "Muzat e Alpeve 2018", në Gjakovë, organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Salla solemne e Pallati te Kulturës në Gjakovë, ishte pikëtakimi i shkrimtarëve të Kosovë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti përshëndeti manifestimin tradicional "Muzat e Alpeve", duke shtuar se një manifestim i tillë ka munguar dhe se komuna e Gjakovës është e nderuar të jetë nikoqire e aktivieteteve të tilla.

Zv/ministrja për kulturë, Rin idhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Burbuqe Bakia Deva përshëndeti këtë manifestim tradicional duke pohuar vazhdimësi të mbështetjes së "TEUTëS", e cila duke qenë i shtrirë me aktivitetet e tij në tri shtetet ka një qasje të veçantë të prezantimit, promovimit dhe këmbimit të vlerave tona letrare, duke u prezantuar por edhe vlerësuar me çmime, njerëzit më eminentë të letërsisë së të tria shteteve.

Me këtë rast u promovua edhe libri i përkthyer nga gjuha shqipe në atë malazeze "Përtej shpresës-Amfora", i autorit malazez Dimitrov Popoviq.

Me këtë rast, shkrimtarët e udhëhequr nga ciceroni i komunës vizituan vendet e trashëgimisë kulturore të Gjakovës, e cila shquhet për monumentet e saj kulturoro-historike.

Muzat e Alpeve 2018" do të vazhdojnë me aktivitete në Ulqin ku fillimisht do të priten nga kryetari i komunës së Ulqinit, Noro Nrekiq për të vazhduar me vizitë monumenteve kulturore të Uqlinit .

Ndërsa, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club", do të përkujtohet krijimtaria e pasur të cilën la pas vetes shkrimtari  i ndjerë, Basri Qapriqi.

Përderisa, nga Teatri Shqiptar në Amerikë, si bashkëorganizator do të shfaqet Monolog për Skenderbeun.

Përmbyllja e manifestimit do të bëhet me 8 korrik në Krujë, ku aktivitete do të zhvillohen në frymën e "vitit të Skenderbeut".

Ndërsa, në përmbyllje të manifestimit 'Muzat e Alpeve" edhe sivjet ndahet  Çmimi për Vepër Jetësore "TEUTA" i cili nga Shqipëria-gjegjsisht nga Moikom Zeqo, do të kalojë tek shkrimtari i mirënjohur nga Kosova, Nazmi Rrahmani.  

Laureat paraprak të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta” janë shkrimtarët e mirënjohur shqiptar dhe malazez Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo.

Realizimin e manifestimit ‘Muzat e Alpeve 2018’, e mundësuan Ministria për Kulture, Rini dhe Sport e Republikës së Kosove, Bashkia e Krujës, komuna e Ulqinit, komuna e Gjakovës, komuna e Deçanit dhe komuna e Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat