Përfundon ‘Festa e miqësisë’ në Gjakovë

Gjakova

Përfundon ‘Festa e miqësisë’ në Gjakovë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:06
‘Festa e miqësisë’

Gjakova për tri netë radhazi organizoi ‘Festën e miqësisë’, e cila solli atmosferë rooku në platonë e pazarit të vjetër në këtë qytet.

Festa nisi me këngë nga Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda. Ndërsa, në natën e dytë kënduan BB-Poqi dhe Valon Shehu. Kurse, në natën e tretë kënduan Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.

Festa e Miqësisë u realizohet e mbështetur nga Komuna e Gjakovës. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë për KosovaPress, se aktivitet të tilla do t’i përkrahin edhe në të ardhmen.

Gjini: Këto aktivitete na bëjnë të ndihemi mirë

“Me pas aktivitete kësisoj njerëzit ndihen më mirë, është koha edhe kur vinë bashkatdhetarët, rinia do ta ketë një shesh kësisoj për t’u kaluar mirë. Gjakova i ka unike këto pjesët tjera dhe me siguri që do të ketë edhe aktivitete tjera”, tha ai.

Ai përmendi edhe ‘Qarshia festin’, i cili është mbajtur në këtë qytet, ndërsa, shpreson që ‘Festa e miqësisë’, të mbahet edhe viteve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat