Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Mejtepe Ruzhdi-së

Gjakova

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për restaurimin e Mejtepe Ruzhdi-së

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:21
Komuna e Gjakovës ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me organizatën turke Tika dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Komuna e Gjakovës ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me organizatën turke Tika dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për restaurimin e objektit të Mejtepe Ruzhdi-së, e cila dikur ka funksionuar si shkollë e ulët e Muzikës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se qyteti po merr pamje dhe karakter tjetër, për shkak se ky projekt do të jetë plotësisht i inkorporueshëm me planin për Çarshinë e vjetër dhe lumin Krena.

“Do të jetë një projekt jo i fshehur nga sytë e publikut, por do të jetë plotësisht i ekspozuar ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit Tikes për investimet e tyre, faleminderit Ministrisë për mbështetje” u shpreh kryetari Gjini.

Përfaqësuesit e Tikës u shprehën që janë shumë të gëzuar që ndodhen në Gjakovë për një projekt shumë të vlefshëm, duke thënë se objekti i Mejtepe Ruzhdi-së është një projekt me rëndësi të veçantë, pas restaurimit  të së cilës shoqëria civile që merret me art dhe kulturë do ta përdorë për nevoja të tyre.

Bashkëpunimet e Komunës së Gjakovës dhe Tikës do të finalizohen së shpejti edhe me përfundimin e punimeve për renovimin dhe furnizimin me mobilje të Konviktit të Studentëve “Sadik Stavileci”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat