11 vjeçari që vozit autobusin në Gjakovë, ftohet nga policia së bashku me familjarët

Gjakova

11 vjeçari që vozit autobusin në Gjakovë, ftohet nga policia së bashku me familjarët

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:23
Olti Gjoshi

Duke parë numrin e madh të aksidenteve me fatalitet  në rrugët e Kosovës, ideja për t’ia besuar një 11 vjeçari drejtimin e një autobusi  është tejet e  rrezikshme.

Por kështu ka vepruar familja Gjoshi nga Gjakova, e cila ia plotëson dëshirën djalit të tyre të vogël, Olti Gjoshit (11 vjeç) që ta ngas autobusin nëpër rrugët e qytetit të Gjakovës,.

Ajo ka  konfirmuar se qysh ditën e nesërme (e hënë), familjarët e 11 vjeçarit do të ftohen për intervistim në stacionin e Policisë në Gjakovë.

“Nesër do të ftohen familjarët e tij në Stacionin e Policisë në Gjakovë, dhe do të shtjellohet kjo çështje se çfarë do të bëhët me tutje” ka thënë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj.

Kujtojmë se ditë më parë është shuar një familje pesë anëtarëshe nga Suhareka si pasojë e një aksidenti të rëndë ku ishte përfshirë edhe një autobus.

E  hiq më larg se sot Policia e Kosovës ka publikuar një apel tek ngasësit, që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve në Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat