Përmbyllet manifestimi "Gjakova Feston"

Gjakova

Përmbyllet manifestimi "Gjakova Feston"

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 00:04
Komuna e Gjakovës festoi për bashkatdhetarët me muzikë e fishekzjarrë.

Nën tingujt e muzikës rock të grupit "Elita 5" u përmbyll manifestimi tre ditor "Gjakova Feston".

Për tri ditë me radhë, komuna e Gjakovës festoi për bashkatdhetarët me muzikë e fishekzjarrë.

Natën e parë kënduan Jericho dhe Vedat Ademi, natën e dytë Fisnikët dhe Hekuran Krasniqi, kurse grupi "Elita 5" përmbyllën ditët e bashkatdhetarëve.

Manifestimi "Gjakova Feston" përkrahet nga komuna e Gjakovës dhe disa biznese private. I pranishëm në koncert ishte edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat