Gjakova, Komuna e parë që i publikon kontratat me biznese

Gjakova

Gjakova, Komuna e parë që i publikon kontratat me biznese

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:22
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Komuna e Gjakovës është bërë komuna e parë që ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kishte premtuar në debatin për kryetar të Komunave përball Jeta Xharrës, që të gjitha kontratat që lidhen me operatorët do të publikohen.

Pas këtij premtimi, kallxo në muajin maj kishte kërkuar përgjigje nga Komuna e Gjakovës nëse kanë filluar publikimin e kontratave.

Meqë në muajin maj ende nuk kishte filluar publikimi i kontratave, ishte realizuar krypometri duke e vlerësuar si “rrenë e kryptë” zotimin e Gjinit.

Meqë, Komuna e Gjakovës ka nisur e para publikimin e kontratave, Krypometri vlerëson si premtim të mbajtur, përkundër që ka vonesa në realizim të këtij premtimi.

Publikimi i kontratave është duke u bërë tek rubrika: Prokurimit. Duke klikuar KËTU mund t’i gjeni të gjitha kontratat e nënshkruara.

Këtu mund të lexoni krypometrin e publikuar në muajin maj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat