Prokuroria: Art Kurti ka bërë vetëvrasje

Gjakova

Prokuroria: Art Kurti ka bërë vetëvrasje

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:56
Art Kurti

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka lëshuar sot një komunikatë për media ku në bazë të hetimeve që ka bërë konstaton se Art Kurti ka bërë vetëvrasje.

Komunikata e plotë e Prokurorisë

Arti (Murteza) Kurti, i lindur më 28.12.1995, me vendbanimin e fundit në rrugën ”Skenderbeu”, p.n.,në Gjakovë, ka ndërruar jetë më 24.04.2018, me ç’rast është gjetur nga ana e policisë i vdekur në automjetin e tipit “Tauran” në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit” të fshatit Goden të Komunës së Gjakovës. Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat