Në Gjakovë do të dorëzohen sërish kallëzime penale për krimet lufte - Bota Sot
Në Gjakovë do të dorëzohen sërish kallëzime penale për krimet lufte

Gjakova

E hënë, 22 tetor 2018

Në Gjakovë do të dorëzohen sërish kallëzime penale për krimet lufte

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, ka njoftuar se nesër, të premten, do të dorëzojë sërish kallëzime penale për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës.

“Ju informojmë se përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, në komunën e Gjakovës,  nesër më datë 03.08.2018 (e premte), në ora 11:00 për herë të gjashtë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte!”, thuhet në njoftimin e këtij grupi, dërguar mediave sot. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test