Zbulohet kërcënimi që ia kishte bërë gruas Pjetër Nrecaj nga Gjakova, para se ta vriste

Gjakova

Zbulohet kërcënimi që ia kishte bërë gruas Pjetër Nrecaj nga Gjakova, para se ta vriste

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Valbonë Marku Ndrecaj 40-vjece dhe e bija e saj 9-vejce u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj në fshatin Bretkovc të komunës së Gjakovës.

Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë. Valbona që disa kohë kishte qenë e kërcënuar nga ish-burri. Ajo pak para se të vritej kishte marrë një mesazh kërcënues nga ai të cilin e kishte raportuar në politi. “Do të të gjejë.. do të ta bëjë..” kishte qenë mesazhi që Pjetëri i kishte dërguar Valbonës në telefon. Policia e ka hapur këtë rast si rast ‘kanosje’. Por pak orë më vonë në shtëpinë Marku u shënuan dy viktima nga Pjetër Nrecaj. Çifti kishin pasur 5 fëmijë, tre nga të cilët kanë jetuar me Valbonën ndërsa dy të tjerë kanë jetuar me babanë, Pjetërin.

Nënë e bijë mbrëmë u vranë në Bretkovc të Gjakovës. Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov,në korridorin e shtëpisë, ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura. E se diçka e tillë do të ndodhte, ishte e njoftuar edhe Policia e Kosovës, pasi që dorasi pak orë para se të kryente vrasjen e kishte kërcënuar viktimën përmes një mesazhi. Policia ishte e njoftuar për këto kërcënime por nuk arriti që ta parandalojë këtë tragjedi.

Arsyeja që e shtyu Ncrecajnë që ta kryej vrasjene  dyfishtë nga ana e prokurorisë po konsiderohet si “Çrregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore”.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë sot gjatë ditës kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.

Ai ka shpjeguar se i dyshuari edhe më herët e kishte kërcënuar viktimën. Sipas tij, Pjetër Nrecaj, kishte qëndruar rreth një muaj në paraburgim për veprën penale të ‘kanosjes’ ndaj gruas.

“Viktima është ankuar në polici për kërcënimin policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka tentuar ta kontaktoj por ka qenë e pamundur” ka thënë Selimaj.

E 40-vjecarja e cila mbrëmë u vra nga ish-burri, Valbona Marku Nrecaj me origjinë nga rrethi i Tropojës në Shqipëri, pak orë para se të vritej e kishte marrë një mesazh kërcënues nga Pjetër Nrecaj. Ai në atë mesazh i kishte paralajmëruar vrasjen Valbonës. E në gjithë këtë situatë, ajo është nder e kërcënuar dhe rastin e ka raportuar në polici. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur ta parandalojnë këtë rase, Të dyshuarin nuk e kanë gjetur në shtëpi.

 “Viktima pak orë para se të ndodhte rasti, ka shkuar në polici dhe ka raportuar për një kanosje”, ka shpjeguar tutje prokurori Selimaj.

Ai ka shtuar se dorasi është person i njohur për prokurorinë dhe ishte i njohur pasi ndaj tij ka një procedurë penale. Ai sqaroi se i dyshuari ishte në paraburgim nga data 13 maj deri në 15 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje e cila është dorëzuar në gjykatë.

I dyshuari për vrasjen pritet të intervistohet sot. Prokuroa do të këtojë një muaj paraburgim për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat