Përkujtim i dhembjes krenare

Gjakova

Përkujtim i dhembjes krenare

Nga: Tahir Bezhani Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:29
Pamje nga salla e ku u mbajt akademia përkujtimore, shk.mesme e muzikes ”Prek Jakova” Gjakovë.

Me 9.gusht,2018 nën patronatin e Komunës së Gjakovës dhe OVL,në sallën e shkollës së mesme të muzikës”Prek Jakova” në Gjakovë,u mbajt Akademi përkushtuese me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Hysen Malë Arifi në betejën e Kallavajeve të Junikut,afër Dobroshit,për lirinë e Kosovës.

Me rastin e vuarjes së kurorave mbi varrin e dëshmorit,Hysen Arifi.

Në këtë akademi morën pjesë strukturat politike të pushtetit lokal  , nënkryetari i Gjakovës,z. Ramadan Hoti, i cili përshëndeti hapjen e akademisë përkujtimore me fjalët më të mira,pjesëtarë e OVL, bashkëluftëtarë të dëshmorit Hysen Arifi, kryetari i komunës së Junikut,z. Kuqi, familjare, qytetarë nga Reka e Keqe dhe  Gjakova. Madhështore ishte pjesëmarrja e deputetes në Parlamentin e Kosovës, z.Teuta Haxhiu, e cila,si ish kolege pune e dëshmorit Hysen Arifi, duke njohur mirë veprimtarinë e tij patriotike ne ato vite,foli me fjalët më të zgjedhura, më prekëse dhe shumë njerëzore për gjithë veprimtarinë dhe përkushtimin e dëshmorit Hysen Arifi ,për lirinë e Kosovës.

Image
Dëshmori i kombit, Hysen Malë Arifi fshati Pacaj-Gjakove.

Te varri i dëshmorit Hysen Arifi,u vuan kunora lulesh nga institucionet e Komunëes së Gjakovës,familjarë e qytetarë tjere.

Agron Sylejmani, bashkluftarë i dëshmorit Hysen Arifi, pos tjerash tha:

Hysen Arifi ishte një personalitet i lindur për luftën,ishte si një bukë e gatuar prej flakë së  pushkës,sypatrembur,njeri i fjalës e besës,i pa epur në momente të vështira,përherë i gatshëm për alternativa e taktikë luftarake. Jeta luftarake e Hysen Arifit,i ngjante një personaliteti me magji,sepse të njëjtin e kishe kudo: në luften frontale në tërë Reken e Keqe (Smolicë,Nec,Junik,Dobrosh),me togën e tij barte armë nga Shqipëria, përcillte të armatosurit për zonat e luftës, Glloxhan, Drenicë, Podrime, kudo, shtoi bashkëluftëtari i tij, Agron Sylejmani.

Nënkryetari i Gjakovës, z.Ramadan Hoti,duke folë në akademinë për dëshmorin Hysen Arifi.

Hysen Arifi,njëri ndër dëshmorët më të devotshëm të Rekës së Keqe,ishte figura më e shquar në kohën e luftës në vitin 1998,i cili me tërë qenien e tij shpirtërore , punoi e luftoi për shtetin e Kosovës,për lirinë e pavarësinë e këtij trualli nga okupimi shekullor e hegjemonist serb.  Kësaj toke shqiptare ia fali gjakun e jetën,më të shtrenjtën, atëherë kur sapo kishte mbushur 35 pranvera jete, me qëllimin e vetëm që ky popull të jetë i lirë dhe i pavarur nga çdo klikë e huaj sunduese.

 Si profesor i lëndës pedagogjike,në shkollën e fshatit Sheremetaj,në vitet 90-te shekullit të kaluar,kur hegjemonizmi serb kishte  mbyll shkollat shqipe,Hyseni,ishte njeri ndër ata që veproi hapur e pa asnjë frikë në mbajtjen gjallë të shkollës shqipe, jo vetëm me punën me nxënës, por edhe në sigurimin e mjeteve materiale për shkollë e arsimtarë.

Deputetja e Parlamendit të Kosovës,z.Teuta Haxhium gjatë fjalës për veprimtarinë e dëshmorit Hysen Arifi.

Që nga fillimi viteve 90-ta, ishte i kyçur në celulat e para të veprimit e organizimit për çështjen kombëtare, punonte ditë e natë pa kursyer asgjë nga vetja, edhe pse rreziqet ishin të paparashikuara në çdo moment nga okupatori serb. Për veprimet e tij patriotike e të pa ndalura,u burgos në vitin 1992 . Pas mbajtjes së burgut,ekipet speciale serbe të ushtruara mire për vepra makabre,ia dogjën shtëpinë tre here,me të vetmin qëllim që ta largonin nga veprimtaria e tij patriotike. I bën kurthe për vrasje  duke e lëshuar nga dhomat e paraburgimit, në orët e vona të natës,duke ia treguar rrugët ,”kah duhet shkuar në shtëpi sa më shpejtë....” Por,korpolent dhe i zgjuar,trim e strateg lufte, asnjëherë nuk i kalonte ato rrugë që ia preferonin udbashët e Serbisë, sepse e dinte se e kishte të kurdisur vrasjen. Në këto rrethana të vështira vepronte dëshmori gjatë viteve 90-ta, duke mos kursyer kurrë vetveten as familjen e tij të shtrenjtë.

Në momentin  kur UÇK-ja doli hapur si ushtri në mbrojtje të atdheut, Hysen Arifi ishte aty,në rreshtimin e parë, ku kërcet pushka për liri, bashkë me shumë të tjerë, deri në momentin kur ra në fushëbetejën e Kallavajeve,mes Junikut e Dobroshit, për lirinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës.

Arigon Fazlija,duke deklamuar poezi për dëshmorët e kombit.

U gjunjëzova para këtij “artisti” të vogël i cili na përloti në sallën “Prenk Jakova”në Gjakovë, me shkëlqimin e tij deklamues për dëshmorët e kombit. Gjeneratat duan t’u jepet shansi për të treguar cilësitë.

Gjatë këtij manifestimi,njëra nga pikat kulminante ishte recitimi i djaloshit 6-7 vjeçar, nga fshati Sheremetaj, Arigon Fazlija, i cili me  emocion e gjestikulacion të paparë artistik, deklamoi poezi për dëshmorët e UÇK-ës. Veprimi i tij artistik u përcoll me duartrokitje të gjata.

E gjithë veprimtaria jetësore e Hysen Arifit,ka të gjitha meritat e  cilësitë e një heroi kombëtarë. Pa dashur dëshire e as qëllim të hy në “punët” e atyre që kanë kompetencë për shpalljen e heronjve,parë nga vepra sublime, çuditërisht, ky dëshmorë edhe pas njëzet vitesh, nuk është avancuar në Hero!

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat