Gjakovari rrëfehet për grabitjen e taksistëve

Gjakova

Gjakovari rrëfehet për grabitjen e taksistëve

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:47
Pamje nga Gjakova

Fadil Toplana taksist nga Gjakova ka rrëfyer sot para gjykatës përvojën e tij me grabitësit janarin e këtij viti. Në fillim të vitit dy taksistë, njëri nga Prishtina e tjetri nga Gjakova, ishin grabitur në qytetin e Gjakovës.

Dy të rinj, sipas prokurorisë, kishin udhëtuar nga Prishtina në Gjakovë dhe kur kishin arritur nën kërcënimin e armës nuk i kishin paguar shërbimet taksistit Shefqet Gashi duke i marrë edhe 25 euro. Pak orë më vonë dy të rinjtë njëri prej të cilëve i mitur kishin hipur në taksinë e Fadil Toplanës të cilit poashtu i kishin marrë 30 Euro.

Toplana ka rrëfyer para gjykatës se në fillim në taksi kishte hipur i mituri Q.N. e më pas edhe një person tjetër të cilin ai nuk e ka njohur.

“Kur kemi arritur në destinacion që të dy kanë dalur duke hapur derën time të veturës dhe këtu Q.N më është drejtuar me një revole, duke më thënë që t’ia ja jap të gjitha paratë, pastaj i njëjti më ka marrë qantën ku ka pasur dokumenta dhe rreth 30 euro, dhe që të dy kanë ikur se bashku”, ka rrëfyer Topana. Dëshmitari tjetër taksisti nga Prishtina nuk është paraqitur në gjykatë dhe për të njëjtin është urdhëruar policia që ta sjellë me forcë.

Leutrim Bajrami së bashku me të miturin Q.N. akuzohen si akterët e kësaj ngjarjeje.

I mituri tashmë është gjykuar ndërsa është ftuar sot për të dëshmuar në gjykatë rreth grabitjes ku ai ishte akuzuar.

“Kemi shkuar bashkë me Leotrimin në Prishtinë me autobus dhe pastaj jemi kthyer në Gjakovë me taxi në dakordim që rruga të na kushtojë 40 euro. Kur arritëm në Gjakovë e kemi kërcënuar taksistin që të na jep të gjitha paratë, mirëpo ai ka ndezur veturën dhe ka ecur. Ne nuk ia kemi paguar borxhin dhe as nuk i kemi marrë para” ka thënë i mituri.

Ai ka pretenduar se kërcënimet i kishin kryer me një revole të rreme shkrepëse, raporton kallxo.

Më pas dëshmitari i mitur Q.N. shpjegoi se si kanë hipur në taksi në Gjakovë, dhe taksistin këtu të dëmtuarin Fadil Toplana e ka kërcënuar me një revole, e cila në fakt ishte shkrepsë në formë të revoles.

“E kemi marrë çantën e cila ka pasur rreth 30 euro, e ka kapur Leotrimi dhe pastaj kemi ikur të dy bashkë, ndërsa paratë i kemi ndarë mes vete”, ka rrëfyer dëshmitari.

Procesi pritet të vazhdojë të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat