Prokuroria jep detaje për therjen me thikë në Gjakovë

Gjakova

Prokuroria jep detaje për therjen me thikë në Gjakovë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.

Përderisa viktima me inicialet H.C., rreth  55 vjeç ishte duke qëndruar në vendin e tij të punës (roje në stacion të autobusëve në Gjakovë), i dyshuari E.B., rreth 57 vjeç,  kishte nxjerrë thikën duke e  goditur viktimën, ku  sipas ekipit mjekësor, i kishte shkaktuar shpuarje të diafragmës së mushkërive.

Viktima H.C, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm  mjekësor në QKU.

I dyshuari E.B., është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, duke ia konfiskuar edhe mjetin (thikën), me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat