Aksidenti tragjik që la 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani, flet daja i të plagosurit

Gjermania

Aksidenti tragjik që la 4 shqiptarë të vdekur në Gjermani, flet daja i të plagosurit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:17
Luan Cemenja

Me përmasa tragjike ka rezultuar aksidenti i rëndë në një kantier ndërtimi në Hafen të Hamburgut në Gjermani. Katër shqiptarë punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi skela që po punonin u shemb ndërsa një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

33-vjeçari Alfred Visha, baba i tre fëmijëve të mitur ndodhet në gjendje kome në një spital të Hamburgut. Daja i tij tepër i shqetësuar tregon për News 24, se fati i keq bëri që ai të ishte bashkë më shqiptarët e tjerë mbi skelën e mbingarkuar kur materiale ndërtimi dhe hekuri i ranë përsipër. Zemra e fortë duket se e shpëtoi 33-vjeçarin.

Si shumë shqiptarë të tjerë, për të siguruar jetën e 3 fëmijëve të mitur në nëj fshat të thellë të Matit, Alfredi shkonte në Gjermani për punë sezonale cdo 3 muaj me pasaportë shqiptare, dhe më pas kthehej. Dajes i kishte rrëfyer se në kantier punonte në të zezë, sfilitej me orare të tejzgjatura, me siguri të dyshimtë teknike dhe për gjithcka paguhej 10 euro në orë.

Një apel Luan Cemenja e ka për shtetin. Ai kërkon ndihmë pasi kushtet ekonomike te familjes në Mat janë të vështira. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, punëtor ndërtimi në atë skele me origjinë nga Dibra

Pas më shumë se 35 orësh, operacioni “i vështirë përfundoi të martën në mbrëmje kur u nxor i pajetë nga rrënojat punëtori i fundit. Sipas policisë gjermane këtë të martë viktimat ishin shtetas shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua në fillim pasi të gjithë kishin pasaporta të falsifikuara bullgare. Konfuzioni në infrmacion u krijua për shkak se shqiptarët punonin me dokumente false bullgare.

Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit. Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër. Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.

Në vendin e aksidentit mjete të rënda punuan intensivisht për të shpëtuar të plagosurit ndërsa 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe specialistët e policisë kriminale gjermane po hetojnë për ngjarjen e rendë. Edhe në datën 2 shtator të këtij viti ndodhi një aksident i ngjashëm ku katër punëtorë ranë nga skelat dhe u plagosën rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat