Statistikat gjermane thonë se serbët janë më kriminelët, serbet thonë se janë shqiptarët

Gjermania

Statistikat gjermane thonë se serbët janë më kriminelët, serbet thonë se janë shqiptarët

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:41
ilustrim

Gjeorgjianët dhe serbët njihen si kriminelë mbiproporcionalë në Gjermani. Pavarësisht se nuk janë azilkërkuesit më të mëdhej, shumica e krimeve vijnë prej tyre, thonë statistikat e BKA, që keni pasur mundësi ti lexoni në botasot.info.

Ekspertët e Beogradit dhe disa gazetarë investigative të Serbisë, Slobodan Georgijev, pretendojnë se kanë zbuluar një rast "spektakular".

“Kemi rastin e vëllezërve kriminelë Osmani, por ata janë shqiptarë nga Kosova. Këtu ka një problem. Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, dhe banorët e saj mund të marrin menjëherë pasaportën serbe. Gjermanët e identifikojnë personat sipas pasaportës. Shumica e krimeve nga “serbët” vijnë realisht nga klane shqiptare që merren me drogë, prostitucion, që sipas statistikave të BKA vlejnë si serbë,” thuhet në investigimin e tyre të botuar edhe në gazetën gjermane Die Welt, transmeton Bota sot.

Ngjashëm ndodh edhe me shtetet si Rumania dhe Bullgaria me etninë rome. Pra këtu nuk bëhet fjalë për serbë specifikë, mendon gazetarja Milana Pejic nga Blic. Ku sipas arsyes së saj, në BKA nuk identifikohet edhe etnia rome, duke i quajtur ata shpesh edhe si serbë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat