Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat të javës Inter-kulturore në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Gjermania

Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat të javës Inter-kulturore në Fellbach rrethi i Shtugadrdit- Gjermani

Asllan Dibrani Nga Asllan Dibrani Më 30 korrik 2016 Në ora: 13:58
Kuzhina

Para ca ditësh në kuadrin  e  javës inter-kulturore  të  qytetit të Fellbachit rrethi Shtugadrdit-  Gjermani , ishte e paraparë një mbrëmje e kuzhinës shqiptare të cilës i paraprini një kurs (mësimi) se si përgatiten gatimet dhe gjellrat tona tradicionale. 

Organizatorja zonja  Hug, po nga ky qytet, kishte thirrë një numër të madh qytetarësh gjerman ,po edhe të huaj  ku u ndanë shumë te kënaqur me  prezantimin e kuzhinës shqiptare nga e cila shumë të interesuar u informuan më në detale nga  dy familje Sylejmani dhe Zogaj, qe patën rastin të prezantohen me specialitetet tona shqiptare.  Këtë aktivitet  këto dy familje e zhvilluan në  kuadër e  "Shoqatës Shqiptare" të Fellbachut .

Edhe ky aktivitet  thekson zoti Ali Sylejmani ishte një lobim i vogël, por me domethënie të madhe, sepse kishte pjesëmarrës nga shumë nacionalitete.

Aty këto dy familje u prononcuan me   bukën  tonë tradicionale , me përgatitjen e  specave te mbushur, flinë që njihet si specialiteti i vetëm tek shqiptarët, po edhe me pite të disa llojesh,  po ashtu si të veçanta nga popujt tjerë.

Organizatorja z. Hug  me ekipin  e vet emisarë për integrim shprehë mirënjohje ,respekt dhe fjalë miradije të përzemërta për kuzhinën shqiptare.
Zoti Sylemani  kishte një  respekt të madh ne atë ambient qe u dëshmuar edhe me prezencën  shumë shqiptarëve  me çka  i falënderuan këto dy familje, që sado pak  u përpoqën te pasqyrojnë  vlerën e   popullit tonë që numerikisht është i madh në Gjermani.

Zoti Ali Sylejmani  edhe këtë aktivitet të vogël e quan një  Lobim për çështjen tonë Madhore. Me që është anëtar i kryesisë për Lobin Euro-Atlantik  Shqiptar në  Gjermani , me rastin e disa zërave qe kanë synim përçarjen e Lobit,  ai  theksoi nuk ka mundur,dhe s´do të mund të na e ndaloj kurrë,askush dhe asnjë forcë e errët qe ti realizojmë qëllimet tona, andaj ata zëra edhe janë të dëmshëm, por do ti tejkalojmë.

Prandaj të nderuara motra të nderuar vëllezër mërgimtarë,veproni dhe mos u ndalni,loboni për çështjen tonë kombëtare, aty ku jeni dhe aq sa mundeni është një mesazh i yni qe parim kryesor ta keni kombin tani personalitetin tuaj...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat