Kapet grabitësi më i rrezikshëm i Hamburgut: Prokuroria gjermane kërkon 4 vjet burg për shqiptarin

Gjermania

Kapet grabitësi më i rrezikshëm i Hamburgut: Prokuroria gjermane kërkon 4 vjet burg për shqiptarin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 shtator 2016 Në ora: 11:59
ilustrim

Shqiptari i njohur nga mediat gjermane si “grabitësi serial më i rrezikshëm në Hamburg” duhet të qëndrojë katër vjet pas hekurave. Akuza vjen nga Prokuroria ndërsa tani ajo është dorëzuar për në gjykatën e Hamburgut. Arrestimi i grabitësit shqiptar është paraqitur edhe si suksesi më i madh i grupit policor anti-vjedhje, Soko “Castle”. Adir H* (26) akuzohet për 200 grabitje në Hamburg, Schleswig-Holstein, Niedersachsen dhe Austri, shkruan bild.de, transmeton botasot.info. Ai njiheshte nga policia me nofkën “macja”.


26 vjeçari mbante me vete një material që arrinte ti hapte gjithë dyert ose dritaret. Ai qëndron prej në maj në paraburgim, ndërsa në 65 vende janë gjetur gjurmët e tij të ADN-së. Dëmet e shkaktuara prej tij llogariten në qindra-mijëra euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat