Arrestohet në Tiranë shqiptari i kërkuar prej 32 vitesh në Gjermani

Gjermania

Arrestohet në Tiranë shqiptari i kërkuar prej 32 vitesh në Gjermani

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 21:59
Ilustrim

Më 8 qershor të vitit 1984, dy burra hynë herët në mëngjes në një dyqan pëlhurash në Brühlstraße të Gjermanisë.

Një polic, ndoqi hajdutët që arritën të largoheshin nga ndërtesa duke u hedhur nga çatia. Polici 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi ndaj tij u qëllua me armë.

Të dy grabitësit u larguan, por njëri prej tyre, 19-vjeçar në atë kohë u arrestua edhe u dënua me tri vite burg për vjedhje me armë dhe tentativë vrasjeje.

Bashkëpunëtori i tij u zhduk. Jo pak, por 32 vite më vonë, autoritetet gjermane i rikthehen çështjes dhe këtu vlen ajo shprehja “drejtësia vonon, por nuk harron”.

Gjithçka ka ndodhur në Hanover dhe njëri prej protagonistëve ishte shqiptar. Një urdhër arresti ndërkombëtar në atë kohë ishte i pasuksesshëm.

Autoritetet vendase mundën ta identifikojnë që atëherë shqiptarin, po nuk mundën ta arrestojnë.

Në pranverë të këtij viti, policia gjermane e riktheu sërish çështjen për hetim dhe kërkimet janë shtrirë edhe në Ballkan.

Gjurmët e njeriut të kërkuar u ndoqën në Monaço, Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri. Në Tiranë, autori i ngjarjes u arrestua më 20 shtator sipas medieve gjermane, ndërsa është aktualisht 58-vjeç.

Prokurorët tani do të dërgojnë kërkesën për ekstradim. Nuk ka të dhëna për emrin e personit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat