Gjermani: Kapet familja shqiptare, ishte dënuar dhe u ishte refuzuar kërkesa e azilit

Gjermania

Gjermani: Kapet familja shqiptare, ishte dënuar dhe u ishte refuzuar kërkesa e azilit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 tetor 2016 Në ora: 17:24
ilustrim

Të shtunën, 8 tetor, policia gjermane e Rosenheimit arrestoi një familje nga Shqipëria, e cila udhëtonte me trenin e natës, shkruan wochenblatt.de. Siç u bë me dije bëhet fjalë për dy prindër dhe vajzën e tyre dy vjeçare, të cilëve, u ishte refuzuar kërkesa e azilit, përcjell botasot.info.

Kërkesa e azilit atyre u ishte refuzuar në mars, ndërsa prej atëherë nuk ishin larguar. Gjithashtu, nëna 28 vjeçare akuzohet edhe për grabitje, ku gjobën e dëmshpërblimit nuk e kishte paguar tërësisht.

Fatmirësisht familja kishte mundësi ta paguante gjobën e mbetur të shtunën, duke evituar burgun. Në vijim pritet riatdhesimi i tyre./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat