Humbet humanizmi: Rrëzohet pa ndjenja në bankë plaku e askush nuk e ndihmon, vdes në spital

Gjermania

Humbet humanizmi: Rrëzohet pa ndjenja në bankë plaku e askush nuk e ndihmon, vdes në spital

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 tetor 2016 Në ora: 22:07
82 vjeçari

20 minuta 82 vjeçari ka qëndruar pa ndjenja i shtrirë, derisa ndokush e thirri emergjencën: Së paku katër punëtorë në një bankë të Essenit (Gjermani) ishin prezent në vendngjarje dhe mund ti ndihmonin paraprakisht: por ata nuk e bënë. Në spital më pas ai vdiq, tha policia, shkruan Der Spiegel, përcjell botasot.info.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e 3 tetorit. “E papranueshme se disa persona refuzuan ta ndihmojnë atë,” thuhet në komunikatën për shtyp të policisë gjermane. Sipas videos vetëm pas pesë minuta afrohet një person te plaku dhe ai nuk tenton të ndihmojë atë.

Vetëm personi i pestë që ka kaluar përpara plakut ka thirrur ndihmë nga policia. Prokuroria ka filluar ecurinë penale ku katër personat, që kaluan përpara plakut pa ndjenja mund të dënohet deri në një vjet heqje lirie ose gjobë në të holla./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat