Një aksidenti tragjik ka ndodhur në magjistralen A5 të Gjermanisë, ku janë plagosur rëndë katër persona. “Fordi i vozitur nga një 39 vjeçar u përplas me një VW, të hënën mbrëma në Bad Homburg. Pas përplasjes Fordi u pushtua nga flakët,” shkruan bild.de. Ky aksident shpërqëndroi shoferët tjerë në magjistrale dhe solli aksidentimin e një mercedesi me një audi, përcjell botasot.info.
Një prej katër të plagosurve lufton me vdekjen. Shkaktari i aksidentit është shoferi nga Maqedonia, që mbeti i paplagosur por ishte i alkoolizuar me 0.5 promila.
Dëmet e shkaktuarra llogariten në 20.500 euro; ndërsa magjistralja u bllokua për dy orë./Bota sot