Gjermani: Shqiptari i dehur ngjitet në vinç gjatë natës, shpëton për mrekulli nga vdekja

Gjermania

Gjermani: Shqiptari i dehur ngjitet në vinç gjatë natës, shpëton për mrekulli nga vdekja

Nga: Fitim Dika Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:36
Vinçi

Ndodh rëndom me persona që tentojnë të vetëvritet, por ja që ndodh edhe me persona që të dehur kryejnë veprime të turpshme. Një shqiptar 29 vjeçar është ngjitur në një lartësi prej 26 metrash dhe ka mbetur i varur në ajër, duke u mbajtur me duar për një transversale të vinçit.

“Gjatë ekperiencës time 38 vjeçare kurrë nuk kisha përjetuar një rast të tillë,” thekson zjarrëfikësi Martin Bettray që gjatë prillit mori mandat katër vjeçar të udhëheqjes së zjarrëfikësve në qytetin e tij gjerman Emmerichu. Ngjarja dramatike kishte ndodhur në rrugën “Wallstrasse,” ku disa të rinj kishin parë të premten rreth orës 17.50 sesi shqiptari ishte ngjitur në vinçin e lartë. Në mungesë të baraspeshës ai rrëshqet dhe mbetet i varur në lartësi 26 metra. Menjëherë arritën policia dhe ambulanca, megjithatë ai humbiste gjithmonë e më tepër fuqinë, shkruan nrz.de..
 
Ekipi i zjarrfikësve kishte pasur shumë vështirësi për të vendosur automjetin e tyre për shkak të terrenit të papërshtatshëm, prandaj ata e kanë alarmuar edhe drejtuesin e vinçit, ndërsa për çdo rast kanë vendosur edhe një dyshek shpëtimi.

Pas shumë e shumë manovrimeve me vinç dhe me ndihmën e ekipit zjarrfikës, më në fund, shqiptari shpëton nga më e keqja, ndërsa i ngrirë nga i ftohti, ai është dërguar në spitalin më të afërt.
“Operacioni zgjati rreth një orë, që ishin plot ankth për ne por edhe për viktimën 29 vjeçare, që fatmirëissht shpëtoi pa pasoja të rënda,” tha në fund Bettray./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat