Gjatë një kontrolli policor në rrugën Johanniterstraße në Düren, një shofer shqiptar (23) kishte vozitur veturën pa orientim. Menjëherë policia gjermane dyshoi se bëhej fjalë për një rast nën efektin e alkoolit. Gjatë provës së drogës, u vërtetua se ai ishte nën ndikimin e drogës. Dyshime ka gjithashtu nëse shqiptari kishte pasur leje qarkullimit të rregullt, pasi nuk kishte vendqëndrim në Gjermani, shkruan aachener-zeitung.de.
Për shkak se nuk mund të paguante gjobën prej 1200 euro, ai është arrestuar dhe dërguar në paraburgim./Bota sot