Ja pse engjujt mbrojtës të kësaj zonje gjermane janë shqiptarët

Gjermania

Ja pse engjujt mbrojtës të kësaj zonje gjermane janë shqiptarët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 janar 2017 Në ora: 12:27
Familja Muça

Moers, 3 janar - Për Ingrid Alt është e qartë: Engjujt e saj personalë vijnë nga Shqipëria. Kjo lidhje e ngushtë mes saj dhe shqiptarëve ka si histori një ngjarje dramatike.

“Gjatë një udhëtimi nga Vluyn drejt Moers, ajo kishte harruar çantën me gjithë kuletën në autobusin me numër 929, shkruan rp-online.de. Megjithatë ishte vonë. Në çantën e dorës ndodheshin çelësat e shtëpisë, karta e shëndetësisë, leja e qarkullimit, letërnjoftimi si dhe 150 euro kesh. Një traumë e vërtetë për zonjën e moshuar.

Në shërbimin për klientë të ndërmarrjes së autobusëve nuk ishin treguar shumë të përzemërt me Ingrid Alt, duke i kumtuar se po telefononte në kohën kur nuk ishte askush në shërbim. Kështu, ajo qe detyruar të nesërmen të shkonte vetë në ndërmarrjen në fjalë. Por ishte kthyer mbrapsht pa mbaruar punë.

Shpresa vdes e fundit

Në momentin kur ajo kishte humbur shpresat për gjetjen e çantës, dikush po i bie ziles në shtëpi. “E kemi gjetur një çantë,” i thoshte dikush nga jashtë. Ishte Lindita dhe i biri i saj Senad Muça. Pasi e kishin gjetur çantën ata në letërnjoftimin e zonjës Alt, panë adresën. Menjëherë kishin udhëtuar drejt shtëpisë së saj, që kishte rezultuar e vërtetë, pas disa kërkimesh.

Familja Muça kishte ardhur në Gjermani para katër vitesh. Kryefamiljari punon si veterinar, ndërsa djali i tij është integruar shpejt. Bile gjermanishten e flet më mirë se disa gjermanë.

Tash familja Muça është bërë mike me zonjën Alt. “Në të vërtetë,” thotë në fund Alt me një buzëqëshje të hollë, “engjujt e mi mbrojtës i kishte paramenduar krejt ndryshe.”/Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat