Shqiptari me mizën ndër kësulë tentoi të vizitojë ish të dashurën, i zbulohen të palarat nga policia gjermane

Gjermania

Shqiptari me mizën ndër kësulë tentoi të vizitojë ish të dashurën, i zbulohen të palarat nga policia gjermane

Nga: Fitim Dika Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:12
Pjesëtarë të njesisë speciale të policisë gjermane

Policia gjermane ka sekuestruar dy kilogram marihuanë në shtëpinë e 35 vjeçarit në rrethinën Neu-Ulm, shkruan swp.de.

Shqiptari ndodhet prej të enjtes në paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për grabitje dhe qëndrim ilegal prej disa muajsh në Gjermani. Siç pati një komunikatë për shtyp Prokuroria e Ulm, 35 vjeçari u arrestua gjatë ditës së enjte gjatë tentativës për ta hapur me zor derën e shtëpisë së ish së dashurës, përcjell botasot.info. Por ajo kishte refuzuar dhe kishte thirrur menjëherë policinë. Ata ishin ndarë prej disa vitesh, siç u mësua më vonë, për shkak të agresivitetit të tij.

Kishte grabitur automjetin?

35 vjeçari nga Kosova tentoi të fshehet te një shtëpi në pronësi të një familje shumë anëtarëshe. Por policia nuk e kishte të vështirë ta lokalizonte. Pasi e arrestoi atij ju gjetën stoli ari, marihuanë, bormashinë dhe me sipas gjitha dyshimeve kishte grabitur edhe veturën.

Policia përpiqet të zbulojë origjinën e sendeve të sekuestruara./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat