Gjermani: Arrestohen 22 shqiptarë dhe një gjerman, ja si u zbulua rrjeti i tyre i narko-trafikantëve

Gjermania

Gjermani: Arrestohen 22 shqiptarë dhe një gjerman, ja si u zbulua rrjeti i tyre i narko-trafikantëve

Nga: Fitim Dika Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 22:57
ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar një bandë 23 anëtarëshe që është marrë kryesisht me shitblerjen e lëndëve narkotike, shkruan rp-online.de. Rasti është shqyrtuar nga Prokuroria e Duisburg dhe policia e Oberhausen. Procedime penale ekzistojnë për 23 personat të moshës 19 deri 55 vjeç. Përveç një gjermani të gjithë tjerët janë me origjinë shqiptare.

Gjatë një bastisje në 20 janar u sekuestruan 3.5 kilogram kokainë, 500 gram heroinë dhe një kilogram lëndë tjera narkotike, përcjell botasot.info. Nëntë pjesëtarët e bandës janë arrestuar pikërisht atë ditë në Duisburg, Hagen dhe Oberhausen.


Grupi vëzhgohej prej kohësh nga policia ndërsa drogën e marrë nga Shqipëria e kanë shitur në Duisburg, Oberhausen, Bottrop, Hagen, Soest dhe Paderborn. Gjithsej 15 persona kanë shitur drogën e tyre nëpër rrugë, të gjithë shqiptarë. Pasi kishin përfunduar qëndrimin e tyre tremujor, dërgoheshin me autobus në Shqipëri dhe më pas zëvendësoheshin me persona tjera. Paratë e punës së jashtëligjshme i merrnin më pas me Western Union. Pjesëtarë të së njëtit grup janë arrestuar në 18 janar në Hollandë. Dhe prej aty është lehtësuar kapja e personave tjerë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat