Ertan Hajdaraj, një super talent në futboll..!

Gjermania

Ertan Hajdaraj, një super talent në futboll..!

Nga: Rexhep ELEZAJ Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 22:49
Fotot Naim Hajdaraj. në foto Ertan Hajdaraj

Ertani, ka ardhur në Gjermani kur ishte 8 vjeçar, dhe tani së bashku më prindër jeton në qytetin Mönchengladbach. Është 14 vjeçar dhe aktualisht luan në ekipin e futbollit për junior “Borussia” Mönchengladbach, si mesfushorë dhe mbanë numrat 6 dhe 8.

Me t’u regjistruar në shkollë fillore, Ertani menjëherë do i bije në sy mësuesit të lëndës së sportit për talentin e tij në futboll, por edhe udhëheqësve të ekipit të futbollit për junior në qytetin e Wirges, ku ishin vendosur me të ardhur në Gjermani. Trajneri i ekipit të qytetit  menjëherë e mori dhe futi në lojë në ndeshjet e garave në nivel lokal. Në ekipin për 9 vjeçarët mori pjesë në turnirin e futbollit që mbahej në Köln, ku ra në sy të shumë trajnerëve të futbollit, ngase ekipi i tij nga Wirgesi arriti në finale, që ishte kryesisht meritë e Ertanit.

Nuk vonoi shumë dhe Ertani u ftua nga ekipet e futbollit “Leverkusen” dhe “Köln” për të marrë pjesë në treningun provues, ku edhe u pranua nga të dy ekipet, por për shkak të largësisë, Ertani vendosi që të shkojë vetëm si lojtar i lirë në ekipin e “Leverkusen”-it, ku kishte mundësi të ushtronte, së paku njëherë në muaj, por edhe të luaj sa herë që do i jepej rasti nga ana e trajnerit. Pasi që Ertani në çdo ndeshje tregonte lojë brilante, e mori vlerësimin e përgjithshëm, si njëri nga talentet më të mirë në mesin e moshatarëve të vetë, kështu që, pas disa ndeshjeve që luajti filloi të merrte medalje, qoftë si ekip i Wirgesit, qoftë dhe medalje individuale. Në turnirin për kupën "Hallen Turnir” në Rheinland Pfalz, ku morën pjesë 500 ekipe u shpallë lojtari më i mirë, ku pastaj pasuan ftesat për angazhimin e tij nga ekipet e futbollit për junior “Mainz 05”, “Frankfurt”, nga “Hofenheimi”, etj., por Ertani vendosi të luaj për “Borussia” e Mönchengladbachit, ku tash e dy vite luan për këtë ekip në formacionin e parë. Po ashtu, vitin e kaluar mori medaljen si lojtari më i mirë i moshës “U13”, ndërsa tash luan në formacionin “U14”, ku çdo ditë e më shumë po tregon talent dhe lojë të shkëlqyer..!

 Në fund të vitit të kaluar është ftuar edhe në përzgjedhjen për kombëtaren e Gjermanisë, që do të formohet për vitin 2017 në përbërje të ekipit për moshat “U15”, siç po vazhdojnë që çdo ditë t’i arrijnë ftesa të panumërta nga ekipe të shumta të futbollit junior nga e gjithë Gjermania!

Ertan Hajdarajt i urojmë suksese të reja në lojën e futbollit, e që pas pak viteve të jetë njëri ndër lojtarët më mirë shqiptar në Bundesligën e futbollit të Gjermanisë!

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat