Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani mbajti takimin në Düsseldorf -NRW

Gjermania

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani mbajti takimin në Düsseldorf -NRW

Nga: Sami Fejza Më: 1 mars 2017 Në ora: 21:02
Takimi në Düsseldorf

Njeriu gjithmonë duhet ti mendoj qëllimet e veta, t'i orientoj nga vendi ku e kemi dhe të kontribojmë të gjithë së bashku të jemi bashkontribues në projektet që na presin. Me 25.02.2017 isha në tubimin e Unionit ku fjalën hyrëse e foli krytari i Unionit Nazmi Viqa, njeri dhe pronari i firmës "(AWR) ABBRUCH GMBH" një firmë e njohur në gjithë Gjermaninë.

Me sukseset që ka arritur firma "Viqa" ku të pranishmëve ju dëshiroj mirëseardhje ishte kënaqsi ku salla ishte përplot afarist shqiptarë nga Gjermania dhe Kosova si dhe krytarë e tri komunave nga Kosova. Ku me pak fjalë Nazmi Viqa e shpjegoi ecurinë e Unionit të bizneseve në Gjermani kurse edhe nënkrytari Gani Nuha (Nuha Bau) në Düzeldorf, i cili në shtetin Gjerman ka arritur cilësi pundhënëse, ku fjalën e mori edhe me një fjalim mjaft të frymëzuar na dha vullnet dhe na motivoi që të gjithë së bashku të kontribojmë në Union, në bashkimin e ideve, potecialin që firmat e mërgimtarët që veprojn në gjermani kemi mundësi shumë për të qenë fuqi bashkpunimi dhe bashkveprimi , që të kontribojmë për vendet tona duke cekur së bashku Gani Nuha tha: "Që me një ekonomi të fuqishëm në vendin tonë si komb në ballkan, të jemi fuqi perëndimore me resurset që posedojnë pasurit tona."

Pra na ftoi që gjithmonë të jemi bashkë për kombin tonë. Gani Nuha tha: " Që vitin që jemi tani unioni do ti ndjamë 100 burse për studentët." Ishte edhe fjalimi mjaft shpresdhënës ku foli për mundësit që janë duke biseduar Unioni i biznesev Shqiptare, Gjermane për gjetjen e mundësive për reciklimim e mbeturinav në Shqipëri e Kosovë.

Ishte kënaqsi ku edhe nga firma "Kelemndi Gmbh" e sërvoi darkën për të pranishmit mjaft të bukur me ushqime tradicionale me produktet tona nga vendu, ku prezent ishte edhe Vllaznim Kelemndi ku të gjithë ishin te kënaqur me shijen e ushqimit tradicional nga Kosova. Ishte edhe firma e njohur "E-Bau" me pronarin Albert Hashimi, një firmë mjaft e njohur në Krefeld. Poashtu ishte edhe firma "AlbaClean Gebäudereinigung" nga Bonn-i njohur për në lëmin e pastrimit të objekteve Gjermane.

Gjithashtu edhe firma"Heby-Brandschutz GmbH" Bekim Bytyqi, i cili ishte edhe kordinator i Unionit për organizimin e tubimit që patëm, ku të pranishimit i falimnderoi për punën dhe angazhimin që po japin dita ditës në Union.

Ishin edhe shumë firma të njohura anëtare të Unionit që ishin pjesëmarrës ku të gjithë së bashku kaluam qaste të mrekullueshme. Takimit i dhanë zbukurim musafirët nga Kosova me kompanit që e prezantuan. Ku njëri ndër kompanit nga Ferizaji "Bavaria" me pronarin Blerim Hyseni, mori fjalën dhe na tregoi për punën e tij kur ka filluar në vendin tonë në atë fillim kur filloi kompania "Bavaria" nuk ka pasur as rrymë, kurse tani tha që kushtet janë pjekur për investime në Kosovë.

Në tubim isha prezent ku më lanë shumë përshtypje me vizionin me qëllimet e Unionit për bashkimin e mërgatës, ku pashë se interesi ishte i madh për antarsimin në Union, ku dita ditës mërgimtart tanë po e kuptojnë si domësdoshmëri që të kontribojnë për forcimin mes firmave tona shqiptare në gjithë Gjermaninë.

Atë çfarë dëshironi ta bëni vetëm për atdheun, ejani ta forcojmë e bëjmë s'bashku me Unionin e bizneseve shqiptare. Çdo kontribut i bashkatdhetarëve tanë që punojnë për bashkimin e mërgatës është e mirëpritur nga ne. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat