Pavarësia e Kosovës si shpresë dhe një gur themeli i fuqishëm drejt Bashkimit Kombëtar

Gjermania

Pavarësia e Kosovës si shpresë dhe një gur themeli i fuqishëm drejt Bashkimit Kombëtar

Nga: Etleva Mançe Më: 5 mars 2017 Në ora: 22:45
Manifestimi në Gjermani

Pavarësia e Kosovës si shpresë dhe një gur themeli i fuqishëm drejt BASHKIMIT KOMBËTAR - ishte mesazhi që përcollën nxënësit e Shkollës Shqipe të NRW në programet e tyre.

Para dy vjetësh, shkruajta një artikull, kur një mikesha ime, tek me shikonte që merresha me pregatitjet e festës së pavarësisë, më tha - “Sikur nuk po dëgjoj fare këtë vit për manifestime me rastin e Pavarsisë së Kosovës.”

Dhe tani pas dy vjetësh, e kujtoj atë shprehje sa herë që vjen 17 Shkurti, mbasi ne mësusesit e shkollës shqipe në Gjermani mundohemi që t`a transmetojmë këtë përvjetor jo vetëm tek nxënësit tanë, por edhe tek bashkatdhetarët tanë që jetojnë tashmë në brezin e dytë a të tretë këtu në Gjermani, duke i dhënë kësaj dite rëndësinë e duhur. Pavarësia që kemi pritur për gati një shekull, dhe që tani po lind një shpresë e madhe që kjo pavarësi do të jetë një gur themeli i fuqishëm në rrugën e bashkimit tonë KOMBTARË!!!!

Kudo që u mbajtën këto festa, si në Wupertal nga mesuesi i Shkollës Shqipe Sami Thaçi, Wesseling, Viersen, Dortmund, Aachen, Manheim etj. ishin shumëngjyrëshe si nga veshjet dhe përmbajtja, vetem tematikën e kishin të njejtë,-“Kosova është Shqipëri“.

Programi i Shkollës Shqipe në Düsseldorf nuk ishte vetëm mbresëlënës për nga përmbajtja, por edhe plot emocione, për faktin se për dy mësuesit veteran Rifat dhe Nexhmije Hamiti ishte i fundit. Ata nuk po lënë pas, vetëm gati një gjysëm shekulli në mësimdhënie, por edhe një kontribut të veçantë në Shkollën Shqipe në Gjermani, në Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe, si dhe në krijimin e konsolidimin e Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani. Rrallë herë gjen mësues me motivacion dhe frymëzim të tillë jo vetëm në mësimdhënien brenda katër mureve të klasës, por edhe jashtë këtyre mureve, në edukimin e brezave të rinj me ndjenjën dhe frymën kombëtare. “Brezi ynë perjetoi Pavarësinë e Kosovës, këta breza fëmijësh do ta përjetojnë Bashkimin Kombëtar!”- thotë mesuesi Rifat Hamiti.

Dashurinë për vendin e tyre, kur u pyeten se, “Çfarë është Kosova për ju?”- nxënësit e treguan me shprehjet:

-Zemër - Learta

-Vendlindje - tha Petriti

-Bukuri natyrore - tha Arbri

-Familje - Anila

-Atdhe - Aulona

-Durrësi, është për mua Kosovë - tha Erblina

-Shëngjini – tha Hana

-Pushimet dhe bregdeti, është per mua Kosovë – tha Blerti

-Mëmëdhe – tha Ermali

-Zemra e Shqipërisë - tha Luani

-Pa Kosovë s`ka Shqipëri - tha Miriam

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat