Shqiptari kishte punë dhe banesë, ndërsa tani duhet të dëbohet: Në Gjermani dy ligje janë të paparashikuara - ligji i emigracionit dhe taksave

Gjermania

Shqiptari kishte punë dhe banesë, ndërsa tani duhet të dëbohet: Në Gjermani dy ligje janë të paparashikuara - ligji i emigracionit dhe taksave

Nga: Fitim Dika Më: 9 mars 2017 Në ora: 19:11
Fjoralba dhe Xhino Kryemadhi

Overath/Köln - Për pak do ia dilnin Kryemadhët, jo vetëm shpëtimit të varfërisë nga Shqipëria, por edhe trishtimit të largimit nga Gjermania. Xhino (27) dhe Fjoralba (24) erdhën në fund të 2014 në Gjermani për të kërkuar azil jo për “përndjekje politike” por për shpresën e një jete më të mire. Çifti erdhi në Köln, shkruan ksta.de.

Edhe pse autoritetet ia refuzuan kërkesën e azilit, ashtu siç edhe pritej, Xhino shquhej për punë artizanale dhe filloi të punojë me dokumenta të rregullta në Vilkerath duke fituar edhe një leje nga qyteti i Kölnit. Pasi u largua nga kampi i refugjatëve për një kohë të shkurtër, megjithatë ai prap duhej të kthehej dhe qyteti gjerman ia pezullon lejen e punës.  Biznesmeni Kfz, Vlori Sekiraqa duhet ti japë lamtumirën një punëtori të zellshëm.

Fatkeqësia e familjes Xhino është se tani duhet të kthehet të banojë në një sallë sportive ku jetojnë 100-150 persona. “Kjo nuk është e mirë për foshnjën time,” thotë Xhino.

Shefi i tij Vlori Sekiraqa është gjithashtu i shqetësuar për rastin e Xhinos, pasi ai vetë kujton historinë e tij të ardhjes në Gjermani në vitet 90-të. Tani është i martuar, me katër fëmijë, i natyralizuar dhe një super shembull i integrimit të suksesshëm. Por punët me sa duket kanë ndryshuar.

Zëdhënësja e Kölnit Inge Schürmann, tregon se dhënia e lejes për Xhinon ishte bërë gabimisht nga një administratore e re që nuk i kishte njohur mirë ligjet. Familja tashmë pritet të dëbohet në Shqipëri, por procesi nuk ka përfunduar për djalin e vogël Rali.

Familja duhet të vendosë vullnetarisht nëse dëshiron të largohet nga Gjermania në këto momente, por Kryemadhi mund të gjente fatin si pasojë e një gabimi.  „Në Gjermani ligji i emigracionit është i ngjashëm si ligji i taksave“, thotë Vlorim Sekiraqa, i cili për dallim nga Kryemadhi ka shfrytëzuar shansin dhe e ka përdorur.

„Të dyja janë të pakontrollueshme dhe shumë komplekse.” Këtu ai ka tërësisht të drejtë./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat