Shqiptari nga Maqedonia vret një polak në Gjermani

Gjermania

Shqiptari nga Maqedonia vret një polak në Gjermani

Më: 16 prill 2017 Në ora: 09:30
ilustrim

Gjatë një takimi me ish të dashurën, është shkaktuar zënka mes një djaloshi 17-vjeçar dhe dashnorit të ri njëzetvjeçar të vajzës. Në fund të këtij takimi, djaloshi njëzetvjeçar pëson plagë me thikë në mushkëri.

Biseda e fundit pas ndarjes së një çifti të ri në afërsi të Mynihut në Gjermani, të martën ka përfunduar me përpjekje për vrasje. Një polake e re tetëmbëdhjetëvjeçare dhe ish dashnori i saj shtatëmbëdhjetëvjeçar, shtetas i Maqedonisë, janë takuar rreth orës 21.30 për t`i pastruar llogaritë e fundit. Gjatë takimit, vajza kishte sjellë me vete edhe dy persona të tjerë 20-, dhe 21-vjeçar, si dhe dashnorin e ri njëzetvjeçar, përndryshe student. Kjo ka qenë e tepërt për nervat e shtetasit xheloz maqedonas. Papritmas është shkaktuar zënkë e ashpër, me ç`rast shtetasi maqedonas ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur kundërshtarin në gjoks.

Përkundër këtij sulmi të shpejtë, studenti gjerman ka arritur që me ndihmën e dy shokëve të tij ta çarmatosë shtetasin maqedonas. Shokët menjëherë e kanë alarmuar policinë dhe ambulancën, të cilët viktimën e kanë dërguar në spitalin më të afërt. Atje është konstatuar se studenti ka pësuar plagë më të rënda se sa është supozuar fillimisht, pasi thika i kishte depërtuar deri në mushkëri, shkruan „Merkur“, përcjellë „Shtegu“. Lidhur me ngjarjen, është aktivizuar edhe Komisioni policor për krime të rënda. Studenti nuk është në rrezik për jetë.

Edhe shtetasi maqedonas ka pësuar lëndime në kokë dhe trup dhe për këtë është dërguar në spital për kurim të mëtujeshëm. Të mërkurën ai i është dorëzuar Gjykatës gjermane dhe aktualisht gjendet në paraburgim për „përpjekje për vrasje“. Jozyrtarisht merret vesh se ai është shqiptar nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat