Gjermani: Gjykata Federale rikonfirmon dënimin e përjetshëm të shqiptarit që vrau bijën dhe dhëndrin

Gjermania

Gjermani: Gjykata Federale rikonfirmon dënimin e përjetshëm të shqiptarit që vrau bijën dhe dhëndrin

Nga: Fitim Dika Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:32
ilustrim

Pensionisti 70 vjeçar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se në shtator 2015 plagosi për vdekje dhëndrin dhe bijën e tij, shkruan “donaukurier.de.” Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në qytetin Kösching.

Gjykata Federala, që njëherësh është instanca më e lartë e drejtësisë në Gjermani, vërtetoi dhe mbështeti vendimin e Gjykatës së Ingolstadt-it e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm. Kjo erdhi pas ankimimit të 70 vjeçarit.

Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane, bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm. Lirim mund të ketë vetëm në rast se vërehet përkeqësim i shëndetit të të dënuarit, përcjell botasot.info.

Ngjarja

Pensionisti me origjinë nga Kosova kishte vrarë së pari dhëndrin e tij 35 vjeç dhe më pas të bijën 39 vjeç, kjo për arsye të një konflikti të gjatë rreth pronësisë./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat