Të votohen më të mirët nga LIDHJA

Gjermania

Të votohen më të mirët nga LIDHJA

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 23:44
Tubim kushtuar zgjedhjeve lokale në Republiken e Kosoves nga Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani

Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani mbajti tubim kushtuar zgjedhjeve lokale në Republiken e Kosoves.Tubimin e hapi z. Jakup Gërguri,Kryetar i Nëndeges së LDK-së për NRW.U konstatua nga të pranishmit që kësajë here në zgjedhje janë kandidue personat e qëlluar dhe u apelua që të votohen më të mirët nga ata.U debatua nga te pranishmit edhe per disa Komuna veq e veq si psh.z.Enver Musa (Nënkryetar) dhe Qazim Bajgoraliu, për Komunen e Vushtrrisë,z.Afrim Salihu për gjendjen e Komunes se Lipjanit,z. Muharrem Xhafolli për Komunen e Prishtines.

Pastaj u kyqen me diskutimet e tyre edhe z.Hamit Halili,z.Asllan Asllanaj,z.Bahtir Avdiu(Arkatar),z.Ilir Makolli(antar i Kryesisë),Arben Gashi,Afrim Nuha.Ata shprehen opinionet e tyre per ecurin e Fushates zgjedhore ,dhe dolen me konstatim dhe apel për votuesit që të votohen më të mirët ngase është interes i gjithë popullit në vend.

Në këtë tubim u bisedua edhe për punen dhe Aktivitetet e Nëndeges.U vendos në mes tjerash  që Darka e Lames të organizohet me 11 nëntor,dhe të fillojnë pregaditjet qysh tash.U debatue dhe pati edhe vërejtje për punen e deritashme ,me qëllim që te veprohet në formë edhe më të mirë të mundshme për periudhen e ardhme.Nga Kryesia morëm zotime se do vazhdojmë me punë që në fund ta kemi Raportin edhe më të suksesshëm se në të kaluaren,duke e pasurue bagazhin e rezultateve të kësajë Nëndege.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat