Dita e Dialogut të Diasporës në Gjermani - Një Nëntor Festiv ndryshe - Bota Sot
Dita e Dialogut të Diasporës në Gjermani - Një Nëntor Festiv ndryshe

Gjermania

E hënë, 23 korrik 2018

Dita e Dialogut të Diasporës në Gjermani - Një Nëntor Festiv ndryshe

Nga: Mimoza Kelmendi/Köln Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 23:23
Dita e Dialogut të Diasporës në Gjermani

Tashmë Nëntori Shqiptar në Gjermani është kthyer në një traditë festive, madje po kthehet në një domosdoshmëri për tu bërë bashkë si shqiptarë e për të gëzuar të gjithë Festën e Flamurit. Në fakt këtë traditë e kanë nisur shumë vitë me parë mësuesit dhë nxënësit shqiptarë, të cilët organizojnë çdo vit koncerte festive me poezi, valle e këngë para prindërve dhe pjesëtarëve të shumtë të Diasporës shqiptare nëpër qytete të ndryshme në Gjermani.

Por këtë vit Shoqata IDEAL në Esen  me Presidente zonjën Anduena Stephan, kishte përgatitur një tjetër suprizë, ndryshe nga ajo e vitit 2015: „Dita e Dialogut me Diasporën“ titullohet aktiviteti që u zhvillua më 25 nëntor në zemër të qytetit të Këlnit në Muzeun e Artit Richard Wallraf. Ky aktivitet nën moton: „Ne dëshirojmë të dialogojmë për ne dhe për vendin tonë“  bëri bashkë rreth 200 pjesëmarrës, përfaqesues të Diasporës nga Gjermania, vendet e BE-së dhe 30 përfaqesues të institucioneve shtetërore e politike te Gjermanise, Shqiperise dhe Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat partnere CIM dhe GIZ.

Në fjalën e hapjes zonja Stephan, njëkohësisht Konsulle Nderi e Shqipërisë falenderoi pjesëmarrësit që iu përgjigjën ftesës për tu bërë pjesë e Dialogut me Diasporën pasi siç tha ajo: “IDEAL - Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare si nj? nga shoqatat m?  aktive t? diaspor?s intelektuale shqiptare n? Gjermani ?sht? fokusuar n? nxitjen e bashkëpunimit multilateral në të gjitha fushat si atë të tregtis? dhe ekonomisë, t? integrimit dhe bashk?punimit ashtu dhe n? fushën e promovimit t? vlerave kulturore dhe historike t? vendit ton? duke mobilizuar kapacitetet intelektuale shqiptare n? diaspor?“.

Në mesin e të ftuarve ishte Presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera theksoi: „Shqipëria i mbetet borxhlije diasporës së saj, jo vetëm prej traumave të kaluara, por edhe për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre. Rritja e mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me diasporën, rrit gjithashtu potencialin që kjo e fundit të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Institucionalizimi më tej i dialogut nëpërmjet Ministrisë së Shtetit për Diasporën është një urë e mirë bashkëpunimi, duke shpresuar që ajo të ndihmojë për ta bërë më të lehtë përballimin e trysnisë dhe presioneve që globalizmi ushtron sot ndaj ruajtjes së vlerave dhe traditave kombëtare“.

Image

Ndërsa Nënkryetari i Bashkisë së Këlnit, Dr.Ralf Heinen, pasi iu shprehu mirëseardhjen të ftuarve në sallë në qytetin me një histori 2000 vjeçare dhe me banorë nga më shumë se 180 kombe, vuri në pah: “Qyteti që unë përfaqësoj është me fat që ka bërë 22 binjakëzime me qytete të ndryshme në dekadat e fundit. Të gjithë patnerët me karakteristikat e tyre kulturore dhe ekonomike janë një pasuri për qytetin tonë. Të gjitha binjakëzimet janë një kontribut aktiv politiko-paqësor në një rrjet global qytetesh që forcon vetëqeverisjen lokale dhe liritë qytetare (civile).  Prandaj unë gëzohem që po zhvilloni këtu në Këln Ditën e Dialogut të Diasporës Shqiptare“. Aktivitetin e përshëndeti edhe Sekretarja e Shtetit për Integrim, Familje, Refugjatë dhe Fëmijë të Landit më të madh të Gjermanisë së Rinit të Veriut dhe Westfalisë, Znj. Serap Güler.

Aktiviteti u zhvillua në tre pjesë: Në Panelin e parë ishinë të pranishëm: Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, Ambasadori i Shqipërisë në Bërlin, zoti Artur Kuko; Z. Ulrich Linnenberg, President i Shoqates per Promovimin e Partneriteteve mes Qyteteve, Znj. Adelina Farrici – Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore të Shqipërisë, Përfaqësuesja e Qendrës ndërkombëtarë për migracion dhe zhvillim, CIM, znj. Nora Seddig, Znj. Albana Lakrori, Sekretare e Përgjithshmë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë si dhe  Konsullja e Nderit Anduena Stephan që drejtoi edhe Panelin. Ndër temat që u trajtuan ishin: Prezantimi i projekteve te qeverive gjermane, shqiptare dhe kosovare per diasporen dhe eksperiencat e para; Katalogizimi i ekpertizës se diaspores sipas sektoreve dhe temave relevante zhvillimore; Kapaciteti human i eksperteve te diaspores; Diaspora ne rolin e investitorit te vogel e te mesem ne Shqiperi e Kosovë sipas prioriteteve strategjike te vendeve, etjer.

Me shumë interes u ndoq edhe Paneli i dytë ku ishin të ftuar përfaqësues shoqatash dhe personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët sollën para publikut përvojat e tyre në vite dhe njëkohësht ofruan edhe ide për organizimin e Diasporës shqiptare në tërësi në të ardhmen. Ata u ndalën në aktivitetet e deritanishme dhe strukturat ekzistuese te Diaspores ne Gjermani, në eksperiencat pozitive dhe negative, në kompetencat e Diaspores dhe në nevojën për krijimin e strukurave ombrelle perfaqesuese. Në këtë Panel ishin të ftuar: Ali Salihu nga Shoqata UraKult në Këln, mesuesja Mimoza Leka nga Shoqata Kulturore Shqiptare Qarku Rheinisch-Bergisch, aktori i njohur, Kasem Hoxha, Biznesmeni Ejup Berishahe President i Pare i Unionit te Biznesit Shqiptaro-Gjerman, Mjeku kardiokirurg, Bujar Maxhera, Andreas Hemming nga shoqata e Miqësisë gjermano-shqiptare në Hamburg, avokati Nefail Berjasevic-përfaqëues nga Diaspora-Mali i Zi.

Në pjesën e tretë pati një „Dialog mbi te ardhmen“ në formën e një debati sektorial ne grupe pune dhe tavolina te rrumbullatka me rreth 30 pjesëmarres nga sektorët e Arsimit – Ekonomise/Biznesit - Kulturës - Integracionit – Rinisë/Netzwerk.

Aktiviteti i Këlnit i kushtoi vemendje edhe 30  vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Shqipëri. Me këtë rast Presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta nderoi   me Dekoratën më të lartë të “Flamurit Kombëtar” Kryeministrin e Bavarisë në periudhën 1978-1988 Franz Josef Strauss (pas vdekjes) në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj mbështetjes dhe ndihmës së vyer dhënë popullit shqiptar për të dalë nga izolimi; për kontributin historik në ripërtëritjen dhe forcimin e miqësisë mes popullit shqiptar dhe popullit gjerman. Presidenti ia dorëzoi dekoratën e lartë së bijës së politikanit dhe udhëheqësit gjerman Franc Jozef Shtrauss, zonjës Monika Holhmeier, eurodeputete dhe anëtare e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Aktiviteti u mbyll me një koncert muzikor “Drite HANA Shqiptare“- një rrugëtim muzikor përmes Shqipërise nën tingujt klasikë, etno, të këngëtarit shkodran Vlashent Sata.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test