Me një organizim të shkëlqyeshëm, Nëndega e LDK-së në Starnberg festoi 25- vjetorin e themelimit - Bota Sot
Me një organizim të shkëlqyeshëm, Nëndega e LDK-së në Starnberg festoi 25- vjetorin e themelimit

Gjermania

E premte, 20 korrik 2018

Me një organizim të shkëlqyeshëm, Nëndega e LDK-së në Starnberg festoi 25- vjetorin e themelimit

Nga: Haki Latifi Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:20
Nëndega e LDK-së në Starnberg festoi 25- vjetorin e themelimit

Dje në Starnberg në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë aktivist të nëndegës, nga kryesia e Degës në Gjermani, kryetar dhe veprimtar nga nëndegët e LDK-së në Bavari,  i Nëndegës së Munih, nga Shoqata kulturore „Rilindja“ në Munih dhe veprimtar e bashkadhetarë, në mënyrë dinjitoze dhe të hareshme shënuan 25- vjetorin e Nëndegës së LDK-së në Starnberg me një program të pasur me këngë nga folklori burimor shqiptar.

Manifestimi u nis nën intonimin e Himnit të Kosovës dhe të Dardanisë, „ Kur ka ra kushtimi n`Kosovë „ , kurse hapjen zyrtare të këtij manifestimi e bëri anëtari i kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Starnberg z. Ibrahim Potoku, duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve në këtë festë të përbashkët jubilare, kushtuar 25- vjetorit të kësaj Nëndege.

Pas tingujve instrumental me një pikë muzikore nga grupi folklorik i udhëhequr nga Sokol Bisaku, prezentuesi z.Ibrahim Potoku, e ftoi kryetarin e Nëndegës së LDK-së në Starnberg z.Musa Hamza me një fjalë përshëndetëse.

Z.Musa Hamza, në fjalën e tij përshëndetëse, duke e kujtuar 28 shkurtin 1993, themelimin e Aktivit te Starnbergut theksoi; „ Se ky ish Aktiv në të cilën në bazë të ndryshimeve statutare të LDK-së më vonë është shëndruar në statutin e Nëndegës së LDK-së u bë vatër e bashkimit për bashkatdhetarët, për ta përkrahur Kosovën si dhe Programin politikë të LDK-së të shtet formimit nën udhëheqjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova“, theksoj ndër të tjera kryetari z.Musa Hamza.

Në vazhim Ish-Kryetari i Aktivit të Starnbergut z.Gani Patatina e mbajti fjalën kryesore të këti 25-përvjetori të Nëndegës së LDK-së për Starnberg. Z. Patatina u përqendrua në punën e madhe të kësaj Nëndege, duke i falenderuar te gjithë aktivistët e kësaj Nëndege që nga themelimi deri në kohën e sotme.

Pastaj, me një falenderim të veçant të pranishmëve në manifestim ju drejtua, sekretari i Nëndegës z.Sabedin Dushi, duke i falenderuar për sinqeritetin dhe besnikrinë e të gjithë aktivisteve dhe simpatizanteve te LDK-së nga Nendega e Starnbergut theksoj se;

„Kjo Nëndegë e Starnbergut nga aktivistët e LDK-së është quajtur edhe Nëndega ,,Ibrahim Rugova " , në shenjë nderimi që asnjeherë nuk e ndërpreu aktivitetin në përkrahje të mërgimtareve dhe politikave te LDK-së në Prishtinë.“

Një Raport të shkurt financiar për Nendegën e Starnbergut e dha Arkatari Liridon Behrami.

Z. Bajrami gjatë raportimit theksoj se; “Gjendja financiare e kësaj Nëndege fal kontributit t’uaj është stabile, si dhe në bazë të programit vjetor të Nëndegës, është në gjendje ti perballojë edhe festat e radhës siq është; 28 nentori-festa e Flamurit. Pasi që kjo Nendegë të gjitha Festat i organizon për mergimtaret pjesëmarrjen falas, pa pagesë.

Me nga një fjalë përshëndetëse Manifestimin e përshendetën edhe veprimtarët e ftuar ne ketë Pervjetorë; Z.Idriz Zeqiraj, kryetar i LDK-së për Bavari, Z.Mehmet Zymeri, ish kryetar i LDK-së për Bavari, z.Mehmet Koka, veprimtar i dalluar që nga koha e  veprimtarisë së Atdhetarit Jusuf Gervalla, Z.Isuf Qetaj kryetar i Nëndeges se LDK-së për Munih dhe antar i kryesisë së LDK-së - Dega në Gjermani, Bekim Gërvalla, kryetar i shoqates ,,Rilindja " në Munih, Demë Qetaj, veprimtar i palodhshëm i LDK-së në Bavari.

Veterani dhe ish-kryetari i Aktivit të LDK-së për Starnberg, në fjalën përshëndetëse drejtuar pjesmarrësve, veçoi vijën Institucionale që ka LDK-ja në pergjithësi dhe Nëndega e Starnbergut në veçanti. Kjo Nëndegë e LDK-së do te vazhdojë ti perkrahë si në të kaluaren edhe tani politikat programore dhe vendimet e Kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Kryesisë dhe Nëndegës ju kishin dërguar edhe telegrame përshëndetëse për 25 -vjetorin, në të cilën i lexoi z. Blerim Cakiqi, Nënkryetar i Nëndeges se LDK-së për Munih. Ai, pershendeti pjesmarrësit dhe lexoi Telegramet përshëndetëse nga ish-kryetari i LDK-se per Zvicër, zotëri Haki Latifi dhe veprimtari i LDK-së në Gjermani Dr. Enver Hoxhaj.

Në fund të programit Kryetari i kësaj Nëndege z. Musa Hamza në emër të kryesisë, ftoj të pranishmit në vazhdim për të shijuar Drekën e përgaditur nga Nëndega e Starnbergut, në përcjelljen e këngëve dhe melodive instrumentale nga grupit i Rapsodeve të udhëhequr nga z.Sokol Bisaku.

Sektori për informim i Nëndegës së LDK-së në Starnberg.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test