Zhdukja e dy fëmijëve nga Kosova shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi prej Gjermanisë - Bota Sot
Zhdukja e dy fëmijëve nga Kosova shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi prej Gjermanisë

Gjermania

E premte, 20 korrik 2018

Zhdukja e dy fëmijëve nga Kosova shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi prej Gjermanisë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:44
Gjermani

Të enjten, më 19 prill, në Borsdorf pranë Leipzigut, ishte ngritur alarmi se ishin zhdukur dy fëmijë, vëllezërit Leotrimi 11 vjeç dhe Qëndrimi, 13 vjeç. Një ditë më vonë, pra, dje, më 20 prill këtë shqetësim e kishin shpërndarë edhe mediat gjermane, dhe duke iu referuar atyre, edhe ato shqiptare.

Ndërkaq sot, në orët e paradites mediat në Kosovë e kishin lajmin nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, se dy vëllezërit janë gjetur. Mediat gjermane nuk kishin njoftuar për këtë. Deri para më pak se një ore, kur televizioni gjerman MDR ka dhënë lajmin në vijim:

Dy djemtë kosovarë janë gjetur sërish. Ata kanë ardhur të premten shëndosh e mirë në qendrën e përbashkët të banimit në Borsdorf (ku kanë qenë të vendosur si azilkërkues, së bashku me familjarët tjerë). Sipas policisë në asnjë moment ata nuk kanë qenë në rrezik jete”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ajo që është më simptomatike në këtë lajm është se: “Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi që fëmijët (dy djemtë) nuk ishin në qendrën e strehimit bashkë me familjen, dëbimi nuk u bë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test