Portret kushtuar mërgimtarit të vyeshëm Xhelil Musaj - Bota Sot
Portret kushtuar mërgimtarit të vyeshëm Xhelil Musaj

Gjermania

E premte, 20 korrik 2018

Portret kushtuar mërgimtarit të vyeshëm Xhelil Musaj

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 6 maj 2018 Në ora: 11:19
Delegacioni shqiptar në krye me Xhelil Musen - musafit në presidencën shqiptare

 Ky aktivist i shume aktiviteteve në Hamburg të Gjermanisë me një angazhim të rrallë hapi dyert shumë  shoqatave, klubit futbollit, shoqërisë kulturo-artistike “Kosova, asociacioneve,  paraleleve të shkollës fillore në gjuhën shqipe, ishte aktivist i LDK -së  dhe të aktiviteteve të tjera!

Xhelil Musa- njeri i urtë, i qetë, i afërt, i përzemërt, i  dashur  i gatshëm për ndërmarrje e çdo aksion, jo vetëm për  veti, por edhe për të tjerët - ka realizua shumë punëve të  mëdha gjë që - vlerësohet si humanist, si komunikues i cili  tërë jetën ia kushtoi realizimit në jetë dhe vepër të kërkesave humanitare dhe atyre  kombëtare. Ky aktivist i madh i shume aktiviteteve në mërgatë - që ne ditët  e hershme të rinisë e përcolli skamja, vuajtja, ekzistenca, beteja e përditshme - tablo të refreni të Migjenin "bukën tonë të përditshme falna sot". Përkundër gjithë këtyre vuajtjeve të mundimshmeve, pasioni për shkollën e digjte në shpirt djaloshin simpatik.  Po sa e përfundo  shkollimin  i rrezikuar për ekzistencën financiare të familjes, mori rrugën e kurbetit. Natyrisht, nuk kishte të drejtë pasaporte, emigrimin e bëri në  Vojvodinë  e atëhershme- ku  punoi si punëtor fizik për të ndihmua familjen sa do pak. Nga ku pas një kohe punë intensive  u kthye në vendlindje. Në këto momente Xhelil  ëndërroi  ditarin dhe punën me nxënës dhe vendosi të regjistrojë shkollën normale në Gjilan, ku kërkohej edhe pëlqimi i prindërve. Këtë të drejt ia ofroi  babai i tij, por me kusht - nëse vetëm një notë do ketë nën katër, do t'ia ndërpresë shkollimin. Për fat të keq, Xhelili,  suksesin e përgjithshëm e kishte "shumë të mirë", dy nota  nën katër. Kjo bëri të zbatojë kushtin e dhënë babai duke e nxjerrë nga shkolla normale  i preferoi të regjistrohet në  shkollën e mesme  teknike të cilën e përfundoi me sukses. Tani kishte mbushur moshën tetëmbëdhjetë –vjeçare - ku edhe  gëzoi të drejtën të pajiset me pasaporte - ku përmes Entit për Inkuadrim  e fitoi të drejtën që të emigrojë në Gjermani me vizë pune njëvjeçare dhe vendoset në qytetin Hamburg, ku edhe punësohet.

Image
Bujar Nishani, president i shtetit shqiptar e dekoroi aktivistin Xelil Musen

Qyteti i Hamburg- vendi ku Xhelil Musa me pune arriti suksese të cilat as nder nuk i kishte parë

Ky mërgimtar gjatë qëndrimit në Gjermani ia mundëso sigurimin  e kafshatës së bukës për veti dhe familjen. Pas një kohe  e dha provimin për vozitje të autobusit. Pa vonua e filloi punën si vozitës i autobusit në linjat lokale në qytetin e Hamburgut, kurse natën e kryente punën e taksisti. Kur shkoi të vazhdojë pasaportën në konsullatën Jugosllave  pa pritma i konfiskohet se  nuk e kishte krye shërbimin ushtarak,  për çka u detyruar të paraqitet pranë organeve kompetente në Kosovë. Shkoi në shërbim të detyruar ushtarak, ku  përcillet dhe  provokohet në çdo hap, në çdo lëvizje, në çdo  bisedë, pasi kishin njohuri se vinte nga mërgimi. Me përkrahjen e disa miqve  arriti  t'i korruptojë mjeket dhe pas tre muajsh e lirojnë nga shërbimi ushtarak si i pa aftë. Po sa kthye  në rrethin familje, e parashtroi kërkesën për  pajiset me pasaportë të re, ku pas dy-tre javësh, merre rrugën prapë për Hamburg, ku rifillon punën në Firmën e njohur "Krup"  në Hamburg  të Gjermanisë. Në vitin 1980 fillon shkollimin në Hamburg për  teknik dhe dizajn, ku diplomoi në vitin 1983 dhe pa vonua shumë  orientohet në një profil krejt tjetër nga profesionet e ushtruara i diplomuar, duke iu qasë Gastronomisë, hap restauronin e parë. Përkushtimi me profilin e ri dhe menaxhimi i suksesshëm, bëri që deri në vitin 2005 të hap dhe menaxhoi  lokale gastronomie  hoteliere dhe restorante.                                                         

Kur jemi këtu duhet të theksojmë  së Xhelil Musa është i pari shqiptarë që njihet edhe si pronar i restauroni dhe hoteli në Hamburg. Krahas menaxhimit të suksesshëm, në vitin 2005 vazhdoi studimet për menaxher i lojtarëve - ku edhe licencohet.  Xhelil  ishte  lojtar i futbollit.

Image
Një grup aktivistesh në Gjermani një foto për kujtim me kryetarin Bujar Nishanin

Edhe përkundër ndjekje të një pas njëshme nga shteti Jugosllav asnjëherë nuk i pushoi aktivitete

Prandaj ndihmesa e vazhdueshme kombëtares, si në sistemimin e saj në hotelin e tij me javë të tëra, e bënë të afërt me njerëzit e parë dhe vet sportit të futbollit dhe të futbollistëve të Kombëtares shqiptare në Shqipëri. Nga Federata e Futbollit Shqiptarë, emërohet si menaxher i lojtarëve nga Shqipëria për Evropë e më gjerë. Ky punëtore dhe aktivist i mirënjohur i shume veprimtarive tjera arriti që t'i sistemoj shumë futbollist shqiptarë nëpër klubet ndërkombëtare, e veçanërisht në Gjermani. Në vitin 1977 me disa bashkëkombës entuziast, formojnë Klubin e parë futbollisti  “FC  Kosova” në Hamburg dhe shoqatën kulturore- artistike "Kosova".

Dy vjet më vonë me angazhimin e tij, hapen paralelet e shkollës së parë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Hamburg, ku Xhelili shquhet  për këmbëngulësit e tij. Gjatë periudhës së Qeverisë në ekzil, Xhelil Musa, emërohet përfaqësues i Ministrisë së Arsimi për Hamburgut,  ku  pasi e shkëputi  paralelet e shkollës shqipe nga sistemi i atëhershëm Jugosllav. Pas kësaj, edhe Ambasada jugosllave ua ndaloi mjetet materiale mësuesve të shkollës shqipe në Gjermani. Atëherë, Xhelili nuk rrinë duarkryq dhe ia mësyn parlamentit të Hamburgut, ku kërkon që mjetet e mësuesit të shkollës shqipe, mos të dërgohen në Ambasadat jugosllave. Natyrisht kërkohej rrugë alternative, pasi edhe zyrtarët pajtohen që mjetet mos të derdhen tutje në Ambasadën jugosllave. Si rrugë alternative gjenë klubin e shqiptarëve "Kosova" pasi ishte i regjistruar pranë Gjykatës administrative në Hamburg, ku paga mujore e mësuesit derdhej në llogarinë Bankare të klubit "Kosova" ku çdo muaj duke fillua që nga  vitit 1990  e deri 1998, zgjidhet kryetar i LDK-së për parlamentin e Hamburgut. Pra LDK-ja kishte dy Zyra, një në Shtutgart dhe tjetrën në Hamburg, ku  punonte edhe Donika Gërvalla. Duke fillua që nga vitit 1990  aktivisti Xhelil Musa ndiqet nga shteti jugosllav me akuzë për veprimtari  propagandistike anti jugosllave. Me këtë i ndalohen vizitat bashkë familjarëve dhe miqve të tij nga Kosova në Gjermani. Gjë të cilën edhe  sot e kësaj dite  e ka pikë në zemër, që nuk pati mundësi t'i jap lamtumirën e fundit babait të tij. Ky aktivist i vyeshëm, nuk  e pushon për asnjë çast veprimtari Xhelil Musa, pasi është detyrë kombëtare dhe patriotike, t'iu përgjigjesh interesave e kërkesave kombëtare- humanitare. Xhelili në Hamburg gjithashtu ua hapi dyert shumë  shoqatave, klubeve dhe asociacioneve tjera.për mbajtjen dhe organizimin e aktiviteteve të tyre kulturo-artistike! Kësaj radhe do ndalemi në Takimet Tradicionale "Pavarësia Poetike"ku  Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, nga ky aktiviste i palodhshëm ndihmoi organizimin  e çdo  aktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test