Konkursi letrar për mërgatë "Azem Shkreli" 2018 - Bota Sot
Konkursi letrar për mërgatë "Azem Shkreli" 2018

Gjermania

E hënë, 23 korrik 2018

Konkursi letrar për mërgatë "Azem Shkreli" 2018

Nga: Valon Shkreli Më: 10 maj 2018 Në ora: 16:02
Ftesa

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani

Ftesë

Te dashur dashamirë të fjalës se shkruar, miq të penës dhe dashamirë te manifestimit letrar Azem Shkreli qe sivjet ka edhe 80 vjetorin e lindjes, në emër të LSHAKSH-në Gjermani dhe Familjes Shkreli; me kënaqësi ju ftojmë te merrni pjesë ne Manifestimin tonë tradicional letrar:

Manifestimin letrar e karakterizon Ora letrare qe tradicionalisht recitohen dhe vlerësohen poezi nga poet dhe artist tanë nga mërgata dhe të pranishëm.

Komisioni për vlerësimin e Librave qe kanë konkurruar për çmimet “ Azem Shkreli” te publikuara në Konkurs do të shpallë fituesit e këtij viti.

Promovohet romani më i ri i shkrimtarit tonë të njohur Ibrahim Kadriu,” Të vdekurit e gjallë”.Prezantohet me veprimtarinë e vet shkrimtari ynë i mirënjohur nga Kosova z. Sylejman Aliu, Prof.DR. Zeqir Kadriu nga Tetova edhe z. Edmond Mesuli me veprën e tij te fundit në gjuhën gjermane.Fotoekspozitë nga Dasha Gusho?,Poradec.

Manifestimin e përcjellin disa pika muzikore nga Driton Gashi dhe disa valle nga shkolla shqipe e Dortmundit dhe e artistit Qërim Shkreli. Artistët e LSHAKSH-së Musa dhe Anisa Mulolli do të na recitojnë disa vargje të zgjedhura.

Mysafir nderi është i ngarkuari me punë në Ambasadën e R.Kosovës në Berlin  Z. Astrit Zemaj, nga Kosova janë Shkrimtarët; Prof. Ibrahim Kadriu,Sylejman Aliu dhe Agim Gjakova. Nga Tetova kemi të ftuar nderi, Prof. Dr. Zeqir Kadriu. Do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues te CDU-nga Hageni dhe Ennepetali.

Manifestimi letrar mbahet në qytetin Ennepetal me 03. Qershor 2018

në Adresën: “Haus Ennepetal”– GasS str. nr.10.  58256 – Ennepetal dhe fillon në orën 12.30.

Me nderime të përzemërta në emër të LSHAKSH-NË Gjermani:

Pal Sokoli (Kryetar) dhe në emër të Familjës Shkreli; Valon Shkreli

Mobil: +491774157694

Ju lutëm ta ndihmoni Lidhjen, paguani edhe anëtarësinë.

Albanischer Bund der Alb. Schriftsteller, Künstler u. Kult. e.V.

Commerzbank Koblenz

IBAN: DE29570400440200406700

BIC:COBADEFFXXX

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test