Dita e Çlirimit të Kosovës u festua edhe në Roseheim të Gjermanisë

Gjermania

Dita e Çlirimit të Kosovës u festua edhe në Roseheim të Gjermanisë

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:11
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua edhe në Roseheim të Gjermanisë

Për nder të ditës së Çlirimit të Kosovës u mbajt një program Kulturo-artistike e sportive në Rosenheim të Gjermanisë e organizuar nga  FC “Iliria” e Rosenheimit bashkë me shoqatën BKSA-Shqiponja. Ndërsa nxënësit e  shkollës shqipe, paralelja në Rosenheim me rrethinë, të përgatitur nga mësuesja Esengyl Sallauka shkëlqyen me programin e tyre kulturo-artistik.

Në këtë program ishin të ftuar edhe dy konsullatat tona, shqiptare në Mynih, të cilat nuk ishin të pranishme, po ashtu kryetari i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari, si dhe përfaqësuesit e shoqatave tjera, që veprojnë në këtë Land.

Manifestimi u hap me himnin kombëtar dhe me atë të Kosovës, ndërsa programin e  hapi moderatori z. Refki Taha me fjalët e nënë Terezës: “Një ditë të gjithë do të largohen, ajo që mbetet prej tyre janë kujtimet. Ndryshimi qëndron në faktin se njerëzit më të rëndësishëm kujtohen përgjithmonë”.

Pas këtyre vargjeve ju nda mirënjohje ish futbollistit FC “Iliria, tash të ndjerit, Nehat Dautit i lindur më 1973, i cili u nda nga jeta në moshën 38 vjeçar. Mirënjohjen e ndau ish kryetari FC “Iliria” Arben Avdiu dha pranoj djali i të ndjerit.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i FC “Liria” Selver Salihu dhe nënkryetari i shoqatës BKSA “Shqiponja”,  Valdet Ymeri, kurse në emër të Këshillit për Mësim Plotësues në  Gjuhën Shqipe në Bavari i përshëndeti z. Mustafë Krasniqi, ku dhe shfrytëzoi rastin që t’i fton të gjithë bashkëkombësit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Programi vazhdoi pjesën e parë me valle të përgatitur nga Orhan Salihu, për të vazhduar tutje me përgatitjen e nxënësve nga mësuesja Esengyl Sallauka. Nxënësit që zbukuruan skenën ishin: Albulena Millakut, Leonisa Kaleviçi, Erjola Deskaj, Hazir Millaku, Denisa Kalaviçi, Aulona Deskaj,Arijan Xhaferi, Rrustem Sallauka dhe Laura Xhaferi. Pas pjesës së parë filloi pjesa e dytë me pjesëmarrjen e 14 ekipeve futbollistike si: “Ilirida”-Landau; FC “LLAPI”; Drita e V. “Junior”; drita “Rinia”; “Shqiponja”; “Llokumat e dritës”; FC Struga”; FC Iliria”; FC “Presheva”; FC”Kosova”;FC “Nika”; FC “Ferizai”; FC “Agallarët”

Në pjesën e tretë skena bubullo nga zëri i bilbilave me këngën “ Kosovë e Adem Jasharit” të kënduar nga dy vëllezërve, Leonit dhe Eris Selmani të përcjellur nga vogëlushja e vogël, Aneja Arifi, që të tre fëmijtë zgjuan një emocion tek pjesëmarrësit me zërin dhe këngën e tyre. Ndërsa me këngën “Nënë Kosovë” dhe kënga tjetër “Vëllezërit Gërvalla” Kënduan  Shemsedin Selmani dhe Limon Arifi.

Në përmbyllje të këtij programi manifestues u ndan tri shpërblime për ekipin më të mira që arritën të fitojnë vendin e parë, të dytë dhe atë të tretin. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat