Turnirin e futbollit të cilin e organizoi shoqata kulturo-sportive-humanitare: "Kosova" Freiburg në ambientet e FFC në mënyrë solemne e hapi hymni kombëtar dhe me një fjalë rasti e përshëndeti kryetari i shoqatës Z.Rasim Krasniqi.
Ai falenderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti klubet pjesëmarrëse të turnirit të cilëve u dëshiroi suksese.
Atje gumzhinin dhe lëviznin andej këndej, bisedonin,mbi 500 pjesëmarrës, të rinjtë dhe të reja, të moshuar, të tjerë para përgatiteshin dhe në një qast komentatori i turnirit nga të pranishmit kërkon durimin për të nderuar legjendën e futbollit Fadil Vokrri me një minutë heshtje.
Disave u rrodhën lotët, por ata ishin më të shprehur tek veprimtari i ditëve të para i devotshmi Baca Zymer me mbi 80 vitet e tij. Ai është gjithmonë pjesë e eventeve të shoqatës të cilën e përkrah që nga themelimi dhe siç thot ai: Veprimtaria e saj dhe AJ gazhimi i tij aktiv e rinojnë atë.
Kryetari i shoqatës Rasim Krasniqi me bashkëpunëtorët Blerim Berisha, Bekim Sermaxha ishin vënë në sprovë, pasiqë pjesëmarrës të interesuar,po kërkonin të rikuperoheshin pasiqë kishte skaduar afati i lajmërimit.
Sipas tyre deri në momentet kur isha takuar me ta ishin mbi 24 ekipe të regjistruara dhe të organizuara nga sipërmarrës dhe biznesmenët tanë si: Firma Sope,Berisha etj, disa futbolldashës kishin nderuar turnirin me ekipin e pagëzuar : Vokrri.
Katër pesë veta po shikonin në fotot e dy shtëpive të cilat janë në përfundim e sipër, me organizim të shoqatës Kosova Fr.
Kishte shumë të atillë të cilët dëshironin t’i bashkoheshin këtijë aksioni humanitar.
Gjithçka ishte në lëvizje, nën tingujtë e muzikës shqipe e cila po dëgjohej.
Në vazhdën e këtij turniri u takuan edhe llapjanët të cilët ndërruan vendtakimin e tyre vetëm e vetëm që të nderojnë këtë event të organizuar për mrekulli dhe ku po nderohej legjenda Fadil Vokrri
Turniret e futbollit nga kjo shoqatë kanë një traditë dhe vazhdimësi të vjetër dhe, edhe pse qëllimi i tij nuk ishte por, as nuk është garimi me çdo kusht, por FairPlay takimi i mërgatës, njohja me njëri- tjetrin dhe bashkimi i saj, për fund vlen të theksohet, që plasimi i ekipeve ishte sa vijonë
1.Mitrovica
2.A-Z Trockenbau
3-Strasburg.
Ekipet më të dalluara golashënuesi Mirsad Hajdaraj dhe portieri më i mirë Labinot Zaiti u nderuan me kupa dhe medalje nga organizatori
Mustafë Shavani.24.06.18 Emmejdingen