Në të njëjtin themel, nën të njëjtën çati, Kosovë e Shqipëri - Bota Sot
Në të njëjtin themel, nën të njëjtën çati, Kosovë e Shqipëri

Gjermania

E shtunë, 21 korrik 2018

Në të njëjtin themel, nën të njëjtën çati, Kosovë e Shqipëri

Nga: Maxhun Smajli Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:50
Kështu duken Flamujtë e dy shteteve tona amë; Shqipërisë dhe Kosovës!

Ka vite të shumta që atdheun tim; Shqipërinë dhe Kosovën, po e përcjellë mrekullia. Njëra nga to është se, në të njëjtin themel, nën të njëjtën çati, që nga 15 tetori i 2016-tës, në Munih, punojnë Konsullatat e Përgjithshme të të dy shteteve tona, amë; Shqipërisë dhe Kosovës.

Kësaj radhe vendosa të shkruaj për Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Shefin e stafit drejtues, Ztr., Arten Hankun, Konsull i Përgjithshëm. Kjo Konsullatë hapet për herë të parë në Gjermani, posaçërisht në Bayern, nën të cilën hyjnë edhe tri Republika tjera; Baden Würtenberg, Saarland dhe Rhainland Pfalz.

“Shqipëria para viteve ‘80-’90, kishte marrëdhënie të mira me Republikën Demokratike të Gjermanisë - DDR, por jo edhe me Gjermaninë Perëndimore. Ishte kontributi i ish-Kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Strausit, me tre vizitat e famshme të tij në Shqipëri në mesin e viteve të ’80-ta, që Shqipëria të lidhte marrëdhëniet diplomatike edhe me Gjermaninë Perëndimore, posaçërisht me këtë Republikë. Për lidhjet tradicionale me Republikën e Bayernit, për t’i dhënë një impuls marrëdhënieve në të gjitha fushat me këtë Republikë, si dhe për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë në Republikat e sipërpërmendura por, edhe në gjithë Gjermaninë, është vendosur që Konsullata e parë e Përgjithshme e Shqipërisë të hapet në kryeqytetin e Republikës së Bayernit, në Munih”, thotë mes tjerash, ztr. Arten Hanku, Konsull i Përgjithshëm.

Me vendimin e të dy qeverive; Shqipërisë dhe Kosovës, projekt i të cilëve është implementuar edhe në Milano, kjo në Munih është e dyta, derisa Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, drejtuar nga ztr. Naser Idrizi, Konsul i Përgjithshëm, ka siguruar objektin.

“Gjatë kësaj periudhe, edhe pse kohë e shkurtër, janë bërë përpjekje, demarshe për promovimin e Shqipërisë; turizëm, ekonomi, kulturë etj., me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së institucionëve gjermane dhe investitorëve gjermanë kah Shqipëria, si dhe të promovimit të vlerave kulturore dhe artistike të gjithë trevave shqiptare në këtë vend”, njofton, ztr. Hanku.

Në Republikën e Bayernit jetojnë e punojnë rreth 5000 shqiptarë nga Shqipëria, derisa në tërë Gjermaninë rreth 60.000 të tjerë. Ztr. Hanku, na informon, se, numri i stafit të Konsullatës aktualisht është i vogël, por me rritjen e volumit të punës do rritet edhe nevoja për rritjen e stafit diplomatik e konsullor.

Me 27 Nëntor 2017, u organizua shenimi i Ditës së Flamurit, 30-të Vjetori i lidhjes së marrëdhenieve me Gjermaninë Perëndimore, si dhe 1 vjetori i hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Bavari, me pjesëmarrjen e 300 të ftuarve nga institucionet e Republikës së Bayernit, trupit diplomatik i akredituar në Munih, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe të komunitetit shqiptar me banim në Bayern e më gjerë. Ishin të pranishëm dhe përshëndetën aktivitetin edhe Ministri i Drejtësisë së Republikës së Bayernit, Z. Winfried Bausback, si dhe Zv. Ministrja e PJ të RSH, Znj. Artemis Dralo.

Gjithashtu, në fund të muajit maj 2018, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 550 vjetorit të vdekjes së tij, Konsullata e Përgjithshme e RSH në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të RK, organizuan një aktivitet akademiko-kulturor me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve.

Në të njëjtën kohë, sëbashku me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, me Naser Idrizin, Konsull i Përgjithshëm, që në ditën e parë po angazhohen për organizimin e Mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe, sipas vendimit të marrë në mbledhjet e përbashkëta të të dy Qeverive dhe Ministrive të Arsimit; për standartizimin dhe sigurimin e testeve, planprogramin, si dhe nxitjes së prindërve, për t’i dërguar fëmijët në shkollat shqipe.

Pikërisht këtë javë, është bërë dhënia e dëftesave për nxënësit që vijuan Mësimin plotësues në Gjuhën Shqipe për vitin shkollor 2017-18, për Munih me rrethina, ashtu siç u bë javën e kaluar e njëjta ceremoni dorëzimi edhe në Rosenheim me rrethinë.

Kush është Arten Hanku?

Image
Nga e majta; Maxhun Smajli dhe Arten Hanku, Konsul i Përgjithshëm

Arten Hanku, ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë dibrane. Ka të përfunduara dy Fakultete; Universitetin e Arteve, dega Regjisurë në vitin 1990 dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës në vitin 2002, si dhe ka magjistru në Marrëdhënie Ndërkombëtare-Diplomaci, në vitet 2011-2012. Diplomat i karrierës, në shërbimin diplomatik shqiptar, në Ministrinë e Jashtme të RSH prej vitit 2002. Si eksperiencë diplomatike ka punuar në Ministrinë e Jashtme në Shqipëri, si dhe ka pasur dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë të Austrisë; 2003 – 2007 dhe 2013-2016, derisa është emëruar këtu, në Munih, si Konsulli i Parë i Përgjithshëm i Shqipërisë. Është  martuar dhe ka dy fëmijë; Argi, 23 vjeçar, i cili studion në Vjenë, në Universitetin Ekonomik, për Financa-Kontabilitet dhe Helio, 18 vjeç, maturant. Ndërsa, bashkëshortja, Etleva, me profesion është mjeke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test