Në Mahnheim u mbajt turniri humanitar “Dardania Cup 2018” - Bota Sot
Në Mahnheim u mbajt turniri humanitar “Dardania Cup 2018”

Gjermania

E enjte, 20 shtator 2018

Në Mahnheim u mbajt turniri humanitar “Dardania Cup 2018”

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:14
Turniri humanitar “Dardania Cup 2018”

Shoqata Kulturore Shqiptare „Dardania“ në Mannheim, në shenim të 19-të vjetorit të çlirimit të Kosovës, për të 13-tën herë organizoj Turnir humanitar në futboll të vogël, „Dardania Cup 2018“.

Pas intonimit të Himnit të Flamurit dhe Një Minute heshtje për legjendën e futbollit shqiptarë, Fadil Vokrrin, kryetari i kësaj shoqate, Naser Hoxha, e shpalli të hapur Turnirin humanitar „Dardania Cup 2018“.

Në fjalën e tij përshendetëse, Z. Hoxha, mes tjerash tha: „12 Qershori 1999 është data që rezultoj me çlirimn e Kosovës. Datë kjo, që duhet ta ruajmë e kujtojmë me pietet e krenari“.

Në këtë Turnir humanitarë, morën pjesë 32 ekipe futbollistike, ardhur gjithandej nga qytetet e ndryshme të Gjermanisë, por edhe nga shumë shtete të Evropës; Londra, Parisi, Viena, Brukseli, Zyrihu dhe Sankt Galen.

Pjesë e meritës për mbarëvajtje të sukseshme të këtij Turniri humanitar në futboll të vogël, ishte edhe referimi me përkushtim i referëve, Adem Buzuku, Beli Petrovci, Fitim Zeneli dhe Shefqet Ajeti.

Pas një gare të mundimshme të 32 ekipeve, në vendin e parë u emrua Wiesenthal“ nga Wiesentali, në të dytin, „Simply the best“ nga Waldorfi dhe në vendin e tretë „Gollaku“ nga Parisi i Francës. Portieri më i mirë u shpall Marcel Branderburger, ndërsa lojtari më i mirë u shpall Vezam Nuredini.

Në këtë Turnir humanitar, u grumbulluan 4150 evra. Mjete këto që ofruan; Ekipi futbollistik „Kosova“ nga Londra ka dhuruar 2600 evro, mësuesja e shkollës shqipe „Dituria“ në Mannheim, Shqipe Berisha, me prindërit e kësaj shkolle 600 evro dhe nga Turniri humanitar u siguruan 950 evro.

Naim Xhafa, sponzorizoj dresat me foton e legjendës së futbollit shqiptarë të Fadil Vokrrit. Derisa, „Vëllezërit Metaj“, një firmë e sukseshme, sponzorizoi shperblimet e Turnirit.

Ky Turnir humanitar u ndihmua edhe nga Forumi i Gruas, së kësaj shoqate.

Do theksuar se këto mjete janë të dedikuara për ndërtimin e shtëpisë në komunën e Tropojës, e cila do të përfundoj së ndertuari në pjesën e dytë të gushtit të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test